Polici tunizian po falej kur qëlloi mbi terroristin, thotë se nuk ka vënë gjumë në sy prej atij momenti

Publikuar tek: bota, më 15:52 28-06-2015 Polici tunizian po falej kur qëlloi mbi terroristin, thotë se nuk ka vënë gjumë në sy prej atij momenti

Polici tunizian i cili qëlloi mbi terroristin e ISIS pas 25 minutave të masakrës, ka treguar momentin kur qëlloi mbi të. Polici hero, identiteti i të cilit mbetet sekret, ka thënë se e ka vëvë re 23 vjeçarin Seifeddine Rezgui, student aviacioni, teksa po lëvizte i armatosur me automatik dhe granata.

Ai ka thënë se ishte duke u falur në anë të rrugës, pranë kompleksit turistik, teksa vuri re 23 vjeçarin, bashkëpuntor të ISIS. “U mendova për pak çaste. Më pas e qëllova me dy plumba dhe ai ra në gjunjë”, tregon polici teksa thotë se nuk ka vënë sy në gjumë që nga ai moment.

Dëshmitarët kanë treguar se e kanë parë Rezguin teksa shëtiste në plazh i qeshur dhe duke bërë shaka, por në mendjen e tij zgjidhte me kujdes viktimat që më pas vrau me kallashnikovin e fshehur nën çadrën e plazhit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022716999053955
array(1) { ["section"]=> string(108) "polici-tunizian-po-falej-kur-qelloi-mbi-terroristin-thote-se-nuk-ka-vene-gjume-ne-sy-prej-atij-momenti-14828" }