Policia amerikane vret një afroamerikan, ishte i çarmatosur dhe lakuriq

Publikuar tek: bota, më 11:26 10-03-2015 Policia amerikane vret një afroamerikan, ishte i çarmatosur dhe lakuriq Nga protestat afroamerikane ne SHBA

Një polic në Atlantë (Georgia) ka vrarë një afroamerikan që lakuriq dhe i paarmatosur, sillej si i çmendur në lagjen e tij. Eshtë një nga rastet e fundit që një afroamerikan vritet nga policët, pas episodeve të ndodhura në Missouri dhe Nju Jork, që kanë krijuar në SHBA një valë protestash dhe kanë hapur debatet për përdorimin e forcës nga ana e policisë.

Në Atlanta, një agjent i forcave te policisë të kontesë Dekalb ndërhyri pas një telefonate që mori se një burrë shqetësonte qytetarët, duke trokitur në dyert e shtëpive dhe shtrihej lakuriq në tokë, bëri të ditur shefi i policisë Cedric Alexander. Agjenti i policisë, jo me ngjyrë, e ka gjetur afroamerikanin në një parkim, pa rroba. Afroamerikani ka vrapuar përballë policit, i cili ishte në shërbim në këtë department që prej 7 vitesh, i cili më parë i kërkoi që ai të ndalonte dhe më pas i qëlloi dy herë. Sipas Alexander, afroamerikani i vrarë vuante nga probleme mendore. Shefi i policisë nuk e dha identitetin e viktimës që sipas New York Times është Anthony Hill, 27 vjeç. Katër ditët e fundit të paktën 3 afroamerikanë të çarmatosur kanë vdekur në duart e policisë. Të premten e kaluar – në 50 vjetorin e marshimit të Selma, të drejtuar nga Martin Luther King për të drejtat e minorancës – një i kërkuar u qëllua për vdekje afër Denverit dhe në Madison, është vrarë një 19 vjeçar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032013893127441
array(1) { ["section"]=> string(75) "policia-amerikane-vret-nje-afroamerikan-ishte-i-carmatosur-dhe-lakuriq-5422" }