Policia arrin të bindë banorin ''rebel'', ai zbret nga rrënojat e shtëpisë te Treni në Tiranë

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:32 16-03-2016 Policia arrin të bindë banorin ''rebel'', ai zbret nga rrënojat e shtëpisë te Treni në Tiranë

Policia arriti të bindte dje banorin që kundërshtoi shembjen e shtëpisë së tij dhe më në fund ai zbriti nga rrënojat e shtëpisë te Stacioni i Trenit në Tiranë. Banori kundërshtoi e shtëpisë ku banonte. Kryeqytetasi Shaban Tresa refuzoi të linte shtëpinë e tij dhe fadromat që ishin gati për t’ia prishur  ndeshën në  rezistencën e Tresës. Policia kaloi disa minuta duke biseduar me të. Shtëpia e Tresës është te zona e Stacionit të Trenit, ku do vazhdojnë punimet për ndërtimin e Bulevardit të Ri të Tiranës dhe nga ajo që mësohet është se shtëpia e tij është vlerësuar vetëm me 10 milionë lekë të vjetra, shumë të cilën Tresa e refuzoi.Sipas asaj që ka kundërshtuar edhe në protestat paraardhëse, bashkë me fqinjë të tij, shuma prej 10 milionë lekësh nuk është e drejtë, për shkak se ata e kanë të pamundur të blejnë një shtëpi tjetër me këto para. Fatmirësisht Tresa ka zbritur, pa patur pasoja për shëndetin e tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Policet rrugore tërheqin vëmendjen e kalimtarëve, patrullojnë qetësisht në Bulevard
“Ana do të flejë njësoj si ne”, si ndryshoi jeta e familjes Tota në Kombinat, falë bamirësisë »
Article Logic
Execution time: 0.017035007476807
array(1) { ["section"]=> string(94) "policia-arrin-te-binde-banorin-rebel-ai-zbret-nga-rrenojat-e-shtepise-te-treni-ne-tirane-35209" }