Policia Bashkiake i merr plaçkat, endacaku “çmendet” dhe thyen makinat luksoze

Publikuar tek: fcb-bomb, më 22:41 10-06-2017 Policia Bashkiake i merr plaçkat, endacaku “çmendet” dhe thyen makinat luksoze

Sot në orën 19:30 u përurua sheshi “Skënderbej”. Qindra personalitete të ftuar, fishekzjarre, super-ndriçim, “led-wall”-e, tapet i purpurt dhe një orkestër simfonike. Por para këtij spektakli, një dramë njerëzore u konsumua sot vetëm pak metra larg sheshit të ri.

Denoncimi këtë herë vjen për një rast flagrant ku policët bashkiakë mësynë për të disatën herë endacakun e rradhës në krah të hotel Tiranës, poshtë pallatit të shkrimtarëve Kadare-Agolli. Policët turren mbi plaçkat e endacakut duke ja sekuestruar ato dhe kjo nuk është hera e parë për të.

Por, sot, ndryshe nga ditet e tjera, endacaku ka vendosur të rebelohet. Plaçkat e një endacaku janë shtëpia dhe familja e tij. Andaj, sekuestron e rradhës nga ana e policise bashkiake e ka  shoqëruar me një “reagim” çmendurie. Ai ka marrë gurë dhe tulla dhe ka shpërthyer mbi makinat e parkuara ndanë rrugës. Mes të tjerave, edhe automjete luksi. /GSH//

endacaku.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pas takimit 2 orë kokë më kokë Nano-Rama, reagon këshilltari
Denoncimi, zbulohet shuma sesa kushtoi koncerti inagurues i sheshit “Skënderbej” »
Article Logic
Execution time: 0.021180868148804
array(1) { ["section"]=> string(81) "policia-bashkiake-i-merr-plackat-endacaku-cmendet-dhe-thyen-makinat-luksoze-82003" }