Policia bastis Parlamentin pas skandalit për punën false të gruas së politikanit

Publikuar tek: bota, më 14:23 31-01-2017 Policia bastis Parlamentin pas skandalit për punën false të gruas së politikanit

Forca të shumta policie dhe hetues francezë kanë hyrë sot në ambientet e Parlamentit të Francës si pjesë e një hetimi pas pretendimeve se gruaja e kandidatit për president Francois Fillon ka pasur një punë të rreme, nga e cila është paguar disa qindra mijëra euro.

Një gazetar i Reuters raporton se bastisja nuk po ndodh në zyrën e Fillon, por në zyrat administrative të Parlamentit.

Prokuroria e Francës nisi hetimet javën e kaluar pasi e përditshmja satirike Le Canard Enchaine shkroi se Penelope Fillon është paguar 500 mijë euro nga fondet shtetërore si asistente parlamentare e burrit të saj dhe pasardhësit të tij, por nuk ekziston asnjë provë se ajo e ka bërë një punë të tillë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.16234993934631
array(1) { ["section"]=> string(86) "policia-bastis-parlamentin-pas-skandalit-per-punen-fasle-te-gruas-se-politikanit-67224" }