Policia bën shpërthim të komanduar në stadiumin ku do luajë Shqipëria, dyshonte për bombë

Publikuar tek: sport, më 17:47 14-06-2016 Policia bën shpërthim të komanduar në stadiumin ku do luajë Shqipëria, dyshonte për bombë

Një valixhe e dyshimtë e vendosur në afërsi të stadiumit “Velodrome” ku do të luajë Kombëtarja shqiptare nesër mbrëma me Francën, është raportuar në polici në orët e paradites së sotme, raportojnë mediat franceze.

Valixhja e zezë është gjendur në “Place du Prado”, duke e detyruar policinë ta mbyllë rrugën për disa minuta në “Boulevard Rabateau”.

Duke marrë masa paraprake, policia vendosi që ta hedhë në erë valixhen në fjalë dhe kalimtarët e rastit nuk dukeshin të ishin në panik, shkruan Zëri.

Nesër mbrëma, Shqipëria do të luajë me Francën në Marseille, në ndeshjen e xhiros së dytë të fazës së grupeve, duke filluar nga ora 21:00.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Euro 2016: Arrestohen 42 tifozë të Rusisë
Italia pjesë e ekipeve që kanë shqiptarë brenda tyre, zbulohet origjina arbëreshe e një prej lojtarëve »
Article Logic
Execution time: 0.029115915298462
array(1) { ["section"]=> string(94) "policia-ben-shperthim-te-komanduar-ne-stadiumin-ku-do-luaje-shqiperia-dyshonte-per-bombe-43500" }