Policia e Britanisë: Krimet ksenofobe në rritje të konsiderueshme pas “Brexit”

Publikuar tek: bota, më 18:49 08-07-2016 Policia e Britanisë: Krimet ksenofobe në rritje të konsiderueshme pas “Brexit”

Krimet ksenofobe në Britaninë e Madhe kanë shënuar një rritje të fortë brenda një harku dy javor para dhe pas referendumit për qëndrimin në Bashkimin Evropian, ku imigracioni ka qënë tema kryesore, referuar të dhënave zyrtare të policisë të publikuara sot.

Rreth 3.076 krime me bazë urrejtjen janë raportuar nga policia nga data 16-30 qershor, duke shënuar një rritje të këtij numri me 42 për qind në raport me të njëjtën periudhë në vitin 2015.

Numri më i lartë i krimeve me 289 raste u regjistrua më 25 qershor dy ditë pas referendumit që çoi në Brexit, daljen e Britanisë së Madhe nga Unioni Evropian.

“Kjo rritje e kriminalitetit është e papranueshme”, komentoi Mark Hamilton, kreu i Komisionit përgjegjës për krimet me bazë urrejtjen në polici.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019865036010742
array(1) { ["section"]=> string(81) "policia-e-britanise-krimet-ksenofobe-ne-rritje-te-konsiderueshme-pas-brexit-45970" }