Policia e Kosovës arreston 5 serbë, në rrezik dialogu

Publikuar tek: rajon, më 16:23 10-07-2018 Policia e Kosovës arreston 5 serbë, në rrezik dialogu Foto ilustruese

Policia e Kosovës ka arrestuar 5 shtetas serbë nën dyshimin se u kanë bërë presion pjestarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, që ta braktisin atë.

Ndërsa i ashpër ka qenë reagimi i Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, i cili i ka quajtur të papranueshme këto presione dhe i ka dënuar ashpër kërcënimet që u bëhen të afërmve të pjestarëve të Forcës.

“Sot, institucionet e rendit dhe sigurisë në Kosovë kanë përmbushur detyrën e tyre, duke arrestuar pesë persona të dyshuar për cenim të sigurisë dhe rendit”, ka shkruar Kadri Veseli.

Por edhe zyrtarët në Beograd kanë reaguar ashpër ndaj arrestimeve duke u shprehur se nëse ata nuk do të lirohen, Serbia nuk do të vazhdojë më tej procesin e dialogut.

Sipas shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç u shpreh se faji i tyre i vetëm është se kanë shprehur publikisht kundërshtinë e tyre ndaj krijimit të Ushtrisë së Kosovës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Njohja e pavarësisë, ministri serb 'heq shpresat': Nuk është qëllimi ynë, KOSOVA është origjina dhe rrënjët tona
GJENERATA E RE/ 600 euro për një natë, shkatërrohet banda shqiptare e PROSITUCIONIT »
Article Logic
Execution time: 0.0043659210205078
array(1) { ["section"]=> string(59) "policia-e-kosoves-arreston-5-serbe-ne-rrezik-dialogu-127426" }