Policia e Tiranës arreston dy tifozë bardheblu për thyerjen e xhamave: Ç’ndodhi pas ndeshjes (EMRAT)

Publikuar tek: sport, më 08:47 01-04-2017 Policia e Tiranës arreston dy tifozë bardheblu për thyerjen e xhamave: Ç’ndodhi pas ndeshjes (EMRAT)

Ledio Guni e Redi Hoxhaj, janë dy tifozët bardheblu që janë vendosur dje në pranga në flagrancë nga policia e Tiranës, pasi u evidentuan si dy personat që kanë qëlluar me gurë ndaj autobuzit të tifozëve të Vllaznisë.

Policia e Tiranës që ka qenë e pranishme në vendngjarje, në mënyrë të shpejtë e në kohë record ka arritur të evidentojë ata që kanë kryer sulmin ndaj autobuzit të Vllaznisë. Kështu, sipas komunikatës së Policisë së Tiranës, “në orën 23.00 u arrestuan në flagrancë shtetasit Ledjo Ilir Guni dhe Redi Kujtim Hoxhaj të datëlindjes 02.02.1985 dhe 24.08.1989, banues në Tiranë me arsim të mesëm, sepse në orën 21.20 në rrugën “Sulejman Delvina” u kapën duke thyer xhamat e autobuzit tip “Benz” me targë SH 5663 E të shoqërisë “Albturist” me drejtues Ergys Hoti , banues në Shkodër”.

Materialet për dy shtetasit e sipërpërmendur i kanë kaluar prokurorisë së Tiranës ndërkohë që dy tifozët do të qëndrojnë në burg derisa të dalin para gjykatës nën akuzën e shkatërrimit të pronës dhe që përfshijnë tre nene të kodit penal.

Ngjarja e shëmtuar ka ndodhur dje pas përfundimit të ndeshjes Tirana- Vllaznia që përfundoi me rezultatin 2 me 1 në favor të miqve shkodranë. Pas kësaj ndeshje, disa tifozë që besohej se ishin mbështetës të ekipit të Tiranës qëlluan me gurë autobuzin e tifozëve shkodranë.

lo.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Prifti i fali mëkatet Andi Lilës, reagon imami Ahmed Kalaja: Ishte një gabim njerëzor...
Triumfon Seferi, mposht me “nokout” brazilianin dhe ngre flamurin shqiptar »
Article Logic
Execution time: 0.017585039138794
array(1) { ["section"]=> string(103) "policia-e-tiranes-arreston-dy-tifoze-bardheblu-per-thyerjen-e-xhamave-c-ndodhi-pas-ndeshjes-emrat-73757" }