Policia heton për 100 mijë euro për lojtarët e Flamurtarit. Takaj i Skënderbeut: Të hetojnë, kanë gjithë shtetin

Publikuar tek: sport, më 13:06 17-05-2016 Policia heton për 100 mijë euro për lojtarët e Flamurtarit. Takaj i Skënderbeut: Të hetojnë, kanë gjithë shtetin

Policia e Vlorës thotë se është duke hetuar “trukimin” e mundshëm të ndeshjes Flamurtari – Skënderbeu, e vlefshme për kategorinë superiore, që do të luhet ditën e nesërme në stadiumin e Vlorës.

Burime zyrtare të policisë së Vlorës, shprehen se kanë marrë informacion se një person, (emrin e të cilit nuk e bëjnë të ditur), ka marrë shumën prej 100 mijë eurosh për të “blerë” katër lojtarë të Flamurarit.

Por policia nëpërmjet burimeve thotë se personi nuk gjendet në Shqipëri, dhe akoma nuk është ndaluar. Informacioni është se lekët janë dhënë 3 ditë më parë. Hetimet kanë filluar pas informacioneve të marra në rrugë operative ndërkohë që ndeshjet e nesërme përcaktojnë se kush do të jetë fituesi i kampionatit.

I kontaktuar nga Newsbomb.al, Presidenti i Skënderbeut Ardjan Takaj thotë se nuk do të përfshihet në këtë debat. “Gjithë shtetin e kanë, polici, prokurori, gjykata, të hetohet. Nëse kjo është e vërtetë, aty janë ta shohin” thotë Takaj, i cili mendon se këto janë fjalë që përhapen nga zyrtarë të skuadrës së dytë në klasifikimin e tabelës, Partizanit, I cili po nesër kërkon të fitojë ndeshjen me Teutën dhe duke shpresuar në një barazim apo humbje të Skënderbeut në Vlorë.

Pak orë më parë, një gazetar sportiv e hodhi këtë akuzë për dhënien e 100 mijë eurove në rrjetet sociale. Ndërkohë që është hera e parë që flitet për trukim ndeshjeje për të arritur në marrjen e titullit.

Sondazh per Personazhin e Vitit

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Denoncimi i gazetarit sportiv: Po u jepen 100 mijë euro lojtarëve të Flamurtarit për të humbur ndeshjen
Ndeshja përfundoi me rezultatin 8-3, FSHF nis hetimet »
Article Logic
Execution time: 0.0046160221099854
array(1) { ["section"]=> string(115) "policia-heton-per-100-mije-euro-per-lojtaret-e-flamurtarit-takaj-i-skenderbeut-te-hetojne-kane-gjithe-shtetin-40709" }