Policia i përgjigjet nëpërmjet "Transparencës" akuzave të Alibeajt për tenderin e uniformave të reja

Publikuar tek: politike, më 16:45 12-02-2016 Policia i përgjigjet nëpërmjet

Drejtoria e Policisë së Shtetit i përgjigjet akuzave të Alibeaj për tenderin e uniformave të reja, duke ngritur një grup pune të posaçëm, i cili hartoi specifikimet teknike.

“Ndryshe nga pretendimi i përfaqësuesit të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, Drejtoria e Policisë së Shtetit ka ngritur një grup pune të posaçëm, i cili hartoi specifikimet teknike për uniformat e reja të policisë në bazë të VKM-së nr. 79, datë 21.01.2009 “Për miratimin e stemës, të uniformës, gradave, emblemës, flamurit dhe shenjave të policisë së shtetit”, ndryshuar me VKM-të nr. 281 datë 06.04.2011 dhe nr. 853 datë 21.10.2015, si dhe Urdhrit nr. 510 datë 13.10.2015 “Për disa shtesa në Urdhrin e Ministrit të Punëve të Brendshme nr. 380 datë 30.12.2014 “Për miratimin e uniformës së veçanta, normës së kompletimit të punonjësve në strukturat e Policisë së Shtetit.”

Grupi i punës, i ngarkuar për hartimin e specifikimeve teknike, hartoi gjithashtu  modelin dhe cilësinë e materialit të uniformës. Ndërkohë që Drejtoria e Prokurimeve të Përqendruara administron fletë-analizat e Laboratorit Fiziko-Mekaniko-Kimik pranë Universitetit Politeknik të Tiranës, si dhe mostrat dhe modelet për materialet të cilat ishin në përputhje me specifikimet e caktuara nga grupi i punës.

Në lidhje me akuzat për zhvillimin e një tenderi pa transparencë sqarojmë se, më datë 06.11.2015, Drejtoria e Prokurimeve të Përqendruara pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, përmes VKM-së nr. 28, datë 14.01.2015, u ngarkua të kryej prokurimet për uniformat e reja. Po në këtë datë u publikua në faqen e Agjencisë së Prokurimit Publik, shpallja e tenderit për “Uniformat e Shërbimeve të Veçanta të Policisë së Shtetit”.

Në garën për uniformat e reja të Policisë së Shtetit, e cila u mbyll në datën 01.12.2015, u paraqitën 4 ofertues:

1.    GJERGJEFI - me ofertë  111.418.250 lekë;

 2.    DSE & Alfredo Grassi SPA - pa ofertë;

 3.    Bashkimi i operatorëve “YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN.TIC.AS” & Marsi AL SHPK - me ofertë 91.917.500 lekë;

 4.    PAERA SHPK - pa ofertë.

Fituesi i shpallur në datën 23.12.2015, ishte bashkimi i operatorëve “YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN.TIC.AS & Marsi AL SHPK”, me çmimin më të ulët ndër ofertuesit. Kompania fituese u shpall pa shkelur asnjë procedurë, menjëherë pas vlerësimit të ofertave dhe pa pasur asnjë ankesë nga firmat pjesëmarrëse në tender.

Të gjitha faktet më sipër vërtetojnë se gara ishte e hapur dhe nuk ishte e paracaktuar, ndërkohë që kriteret përveçse u hartuan konform bazës ligjore, ishin të hapura për të gjitha kompanitë dhe për publikun.

Bashkangjitur gjendet shpallja e tenderit për “Uniformat e Shërbimeve të Veçanta të Policisë së Shtetit” në faqen e Agjencisë së Prokurimit Publik:

Postuar më:2016-02-12”, është përgjigja e Drejtorisë e Policisë së Shtetit

‘’Tahiri, korrupsion 1.1 miliardë lekë me uniformat e policisë’’, ky është konkluzioni lidhur me ministrin e Punëve të Brendshme, Sajmir Tahiri, sipas Partisë Demokratike.

Në një deklaratë për mediat, kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkelejd Alibeaj ka thënë më para se nuk ka asnjë transparnecë për tenderimin e këtyre uniformave, prezantuar disa ditë më parë.

 “Pas uniformës së re të policisë që prezantoi Tahiri, fshihet një korrupsion prej 1.1 miliardë lekësh.Asnjë transparencë, asnjë informacion për procesin, për tenderimin. Kriteret teknike u përcaktuan sipas profilit të fituesit të paracaktuar.

Uniforma fituese u shpall nga Tahiri përpara se vendimi të botohej në fletoren zyrtare. Asnjë e dhënë kush është dizanjuesi, pse u zgjodh ai, cili komision dhe si u bë vlerësimi.

Mendimi i vetë policisë, i ekspertëve nuk është marrë në konsideratë. Sipas ligjit, vetë drejtoria e Policisë duhej të kishte nisur këtë procedurë, sipas kërkesave dhe nevojave të saj. Nuk gjendet i pasqyruar askund mendimi i specialistëve të fushës për sa i përket cilësisë së veshjes, por as për emblemën e simbolet që janë vendosur.

Vetëm Saimir Tahiri e veglat e tij e dinë se kush është personi i kontraktuar. Një aferë e pastër korruptive, ku 1.1 miliardë lekë doroviten duke i ndarë me klientin e ministrit. Paratë e shqiptarëve trajtohen si të ishin portofoli privat i Tahirit. Ky ministër që po bën krenar shefin e tij dhe në lëmin e korrupsionit, nuk e ndjen si detyrim të respektojë ligjin dhe procedurën, as të japë llogari.

Ashtu siç nuk u përgjigj edhe mbrëmë, kur publikisht në sytë e shqiptarëve u pyet në “Top Story” për lidhjen e tij me Emiliano Shullazin.’’, tha Alibeaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta te Nishani, më pas takimin me Ramën te ‘’Vila 30’’
Arrestohet kreu i bashkisë së Pustecit, Edmond Themelko akuzohet për “manipulim zgjedhjesh” »
Article Logic
Execution time: 0.063522100448608
array(1) { ["section"]=> string(79) "policia-i-pergjigjet-akuzave-te-alibeaj-per-tenderin-e-uniformave-te-reja-32392" }