Policia italiane arreston gjermanët, i gjejnë ligotë ari dhe sasi marramendëse eurosh! (DETAJET, ku i kishin fshehur)

Publikuar tek: bota, më 12:33 29-11-2017 Policia italiane arreston gjermanët, i gjejnë ligotë ari dhe sasi marramendëse eurosh! (DETAJET, ku i kishin fshehur)

Kanë menduar se do të kalonin thjeshtë me ligota ari kufirin drejt Italisë, por të premten e kaluar, mediat italiane raportojnë për gjetjen e një ligote ari 1 kilogramë, së bashku me një sasi të konsiderueshme eurosh, shkruan newsbomb.al.

Në bordin e një Mercedezi S 320, me targa gjermane dhe që drejtohej nga një qytetar me shtetësi sllovene, që ishte nën shoqërinë e dy të tjerëve sipas njoftimit të Guardia di Finanza, u gjeten plot 38.065 euro dhe ligota e arit me vlerë 35 mijë euro.

Forcat e ligjit kanë vërejtur nervozizmin e personave në makinë dhe kanë kontrolluar brenda saj dhe personat që ishin në të. Ligota e arit u gjet në valixhen me rrobat intime ndërkohë që 18.060 euro u gjendën në xhupin e një tjetri. Ligota e arit u sekuestrua.

Ndërkohë mediat italiane raportojnë një tjetër rast, të një treni që vinte nga Zyrihu për në Milano. Një qytetar Italian u ndalua pasi iu gjet një obligacion rumun që ishte në vlerën e 69.756.565,00 euro, të cilën nuk e kishte deklaruar ndërkohë që po hynte në territorin Italian. Sjellja e burrit ka detyruar inspektorët që kontrollonin. Obligacioni ishte fshehur në një set iPhone seria 8 dhe dy Samsing tab galaxy. Të gjithë materialet u sekuestruan, raporton Corriere della Sera, shkruan newsbomb.al.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ky është profesioni më i ri në botë dhe do ta dashuroni të gjithë
E tmerrshme, i akuzuari për krime lufte pi helm gjatë seancës në Gjykatën e Hagës (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.014086961746216
array(1) { ["section"]=> string(119) "policia-italiane-arreston-gjermanet-i-gjejne-ligote-ari-dhe-sasi-marramendese-eurosh-detajet-ku-i-kishin-fshehur-101205" }