Policia italiane rimerr pikturën e Picasso-s, gjen edhe një statujë me vlerë 23 milionë euro

Publikuar tek: kulture-art, më 16:08 27-03-2015 Policia italiane rimerr pikturën e Picasso-s, gjen edhe një statujë me vlerë 23 milionë euro Piktura e Picasso dhe karabineri që asistoi në rikuperimin e saj

Është rikuperuar sot (27  mars 2015) nga policia italiane një pikturë e piktorit spanjoll Pablo Picasso. Piktura është e punuar me vaj dhe ka qenë prej 36 vitesh në duart e një artizani romak.

Kjo pikturë është një nga tre veprat e rikuperuara nga policia në vitin 2014, të cilat janë marrë nën mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Vepra e tij është vlerësuar me 15 milionë euro.

Ajo ka qenë në duart e pensionistit artizan që në vitin 1878, të cilën e kishte marrë si dhuratë nga një klient në këmbim të një riparimi të parëndësishëm që i kishte bërë në një kornizë fotoje.  Policia ka rimarrë gjithashtu edhe një statujë të rrallë romake të artistit Luca Carlevarijis. Statuja i përket shek. XVII-të dhe ka qenë vjedhur nga një koleksionist romak që në vitin 1984. Ajo është konsideruar me interes të madh historik dhe arkeologjik dhe është vlerësuar me 8 milionë euro.

Statujë e rrallë romake

Dy shembuj të ngjashëm të kësaj skulpture ndodhen në Muzeun Britanik dhe në Muzeun e Vatikanit. Statuja do të dërgohej drejt Zvicrës por janë gjetur gjurmët e saj dhe është rimarrë. Nën hetim janë edhe materiale të tjera të cilat dyshohet të jenë vjedhur.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 95 vjet Parlamenti i parë shqiptar, Meta: Të ruajmë etikën, të tregojmë që jemi pasues të denjë
Përkujtohen 40 martirët e komunizmit në Shkodër »
Article Logic
Execution time: 0.028802871704102
array(1) { ["section"]=> string(96) "policia-italiane-rimerr-pikturen-e-picasso-s-gjen-edhe-nje-statuje-me-vlere-23-milione-euro-7135" }