Policia jep detaje për shpërthimin që TRONDITI Shkodrën: Ku ishte vendosur tritoli, 8 të plagosur, 3 në gjendje të rëndë

Publikuar tek: aktualitet, më 14:28 13-01-2018 Policia jep detaje për shpërthimin që TRONDITI Shkodrën: Ku ishte vendosur tritoli, 8 të plagosur, 3 në gjendje të rëndë

Policia jep informacion zyrtar për shpërthimin e sotëm që tronditi Shkodrën e ku mbetën të plagosur 8 persona sipas të dhënave më të fundit që sjellin zyrtarët blu.

Policia sqaron se sasia e eksplozivit është vendosur në një mjet tip motor ndërsa sqaron se tre të plagosurit rëndë janë në spitalin e Traumës në Tiranë, e ndërsa pesë të tjerë jashtë rrezikut për jetën, gjenden në spitalin rajonal të Shkodrës. Dyshohet se objektiv i ngjarjes kriminale ka qenë biznesmeni Lulzim Kulla, një person me precedentë të theksuar kriminalë, 42 vjeç. Sipas policisë, Kulla  pronar i objektit dy katësh, po hipte në mjetin e tij kur ndodhi shpërthimi dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë. 

Zyrtarët blu bëjnë me dije se Forcat e Rendit dhe FNSH e Shkodrës kanë kryer shoqërime dhe po marrin deklarime nga persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes. Agjentet e Krimeve kanë sekuestruar pamje filmike me vlerë për hetimin. Në Shkodër kanë mbërritur dhe eksperte të Krimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe drejtuesi i FLO.

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:

Sot rreth orës 10:45 në lagjen 'Partizani',  Shkodër, ka ndodhur një shpërthim me lëndë plasëse. Menjëhere kanë shkuar forca të shumta policie ku konstatuan se në një mjet tip motor dyshohet se ishte vendosur lendë eksplozive.

Si pasojë e shpërthimit janë plagosur shtetasit L.K. 42 vjeç, banues në Shkodër, pronar i objektit dy katësh, i cili po hipte në mjetin e tij dhe ndodhet në gjendje të rëndë,  D.M, 32 vjeç, banues në Shkodër, ndodhet në gjendje të rënde dhe G.C., 40 vjeç, banues në Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.

Të tre këta shtetas u derguan në Spitalin e Traumës Tiranë për mjekim te specializuar.

Lendime me të lehta kanë pesuar dhe 5 shtetas të tjerë që ndodhen në spitalin rajonal Shkodër për ndihmë mjekesore.

Në vendngjarje ndodhet grupi i posaçem hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër dhe po punohet për zbardhjen e autoresisë së kësaj ngjarje.

Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit.

Forcat e Rendit dhe FNSH e Shkodrës kanë kryer shoqërime dhe po marrin deklarime nga persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes. Agjentet e Krimeve kanë sekuestruar pamje filmike me vlerë për hetimin. Në Shkodër kanë mbërritur dhe eksperte të Krimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe drejtuesi i FLO”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më shumë në këtë kategori: « Gjobitet rëndë gazetarja e njohur, përmendi emrin e Olsi Ramës për lidhje me trafikun e drogës (ZBARDHET VENDIMI I PLOTË)
Presidenti Meta: Rexhep Çeliku, shqiponja që vallëzon dhe fluturon vetëm lart! »
Article Logic
Execution time: 0.014045000076294
array(1) { ["section"]=> string(124) "policia-jep-detaje-per-shperthimin-qe-tronditi-shkodren-ku-ishte-vendosur-tritoli-8-te-plagosur-3-ne-gjendje-te-rende-106433" }