Policia merr masa ekstreme për ndeshjen Bylis-Flamurtari, tifozët duhet t’i lexojnë

Publikuar tek: sport, më 08:36 14-05-2016 Policia merr masa ekstreme për ndeshjen Bylis-Flamurtari, tifozët duhet t’i lexojnë Foto nga dhuna e djeshme

Policia e Fierit merr masa ekstreme për ndeshjen Bylis-Flamurtari, që  tifozët duhet t’i lexojnë. Masat janë ashpërsuar pas dhunës së djeshme mes tifozëve të Partizanit dhe Skënderbeut.

NJOFTIMI I POLICISE:

‘’Drejtoria Vendore  e  Policisë Fier, ka marrë një sërë masash organizative   në  drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, për zhvillimin sa  më  normal të ndeshjes së futbollit  ndërmjet  ekipeve  Bylis dhe Flamurtari, e cila do të  zhvillohet sot më datën 14.05.2016, në  orën  17:30,  në  Stadiumin "Adush Muçaj", Ballsh.

Sa me sipër , i'u  bëjmë  me  dije  se:

Në   orën  12:00,  nuk  do  të  lejohet  parkimi  i  automjeteve   përreth  dhe përballë   stadiumit,  deri  në  përfundim  të  ndeshjes.

Hyrja  e  sportëdashësve   do  të  fillojë  në  orën  16:00,  me  qëllim  për  të  shmangur  rradhët  e  gjata  në  hyrje  për  në  Stadium.

Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 220 punonjës policie nga të cilët 90 janë të FNSH _së dhe 20 nga DELTA.

Nuk do të lejohet marrja e femijëve të  mitur pa u pajisur me biletë

Të  gjithë  sportëdashesit  që do të  marrin pjesë  në këtë aktivitet,  të  jenë   të  pajisur  me   biletë  dhe  me   kartë  identiteti   dhe  të  mos kenë  me vete:

a) sende të forta

b) shishe (të  çfarëdolloji)

c) fishekzjarre

d) monedha  apo  metale  (të  çfarëdolloji)

e) çelësa  të  ndryshëm

Në të  kundert nuk do të lejohen   të  futen  në stadium.

Në   hyrje   të  stadiumit  do  të  kontrrollohen të  gjithë  sportëdashësit.

Të  gjitha  lokalet     që    ndodhen,  përreth   Stadiumit,  nga  ora 12:00   dhe  deri  në  përfundim  të   ndeshjes,  të  marrin  masa    të  jenë  të  mbyllura.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier i kërkon qytetarëve që të  minimizojnë  më  datën 14 Maj lëvizjen e tyre me automjet  brënda  qytetit  të  Ballshit, ç’ka do të sillte   një  ndihmesë  të  madhe  në  zhvillimin   sa  më  normal  të   këtij  aktiviteti.

Duke falenderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe mediat për bashkëpunimin!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pranimi i Kosovës në Fifa, shpërthen debati nëse duhet të ketë një kombëtare
Pa tifozë 8 ndeshje, Tirona Fanatiks protestë para FSHF në orët e mbrëmjes (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.029814958572388
array(1) { ["section"]=> string(88) "policia-merr-masa-ekstreme-per-ndeshjen-bylis-flamurtari-tifozet-duhet-t-i-lexojne-40417" }