Policia në aksion, Tahiri u bën “zbor” 2 drejtorëve: Zyrtarët ndeshen ashtu siç nuk i keni parë

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:20 06-11-2016 Policia në aksion, Tahiri u bën “zbor” 2 drejtorëve: Zyrtarët ndeshen ashtu siç nuk i keni parë

Policia e Shtetit aksion në fushën e blertë por këtë herë nuk bëhet fjalë për gjelbërimin e kanabisit por për fushën e futbollit.

Këto janë fotot që mbërrijnë direkt e në redaksinë e newsbomb.al  dhe që tregojnë zyrtarët e policisë së shtetit, ashtu siç nuk i kemi parë ndonjëherë.

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, dy drejtorët: Ardian Çipa, që mban postin e Drejtorit të Përgjithshëm për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda, Altin Qato që mban postin e Drejtori të Përgjithshëm të Sigurisë Kombëtare, drejtori i Tiranës Ervin Hodaj, Ermal Muça i Lezhës e të tjerë, janë bërë bashkë në një nga komplekset sportive të Tiranës dhe kanë zhvilluar një ndeshje futbolli.

Dy drejtorët Çipa e Qato kanë qenë skuadër kundërshtare me eprorin e tyre, ministrin Tahiri që mesa duket qenka i zoti edhe në futboll pasi ndeshja ka përfunduar 5 me 2 në favor të skuadrës së ministrit. Për më shumë shikoni fotot nga ndeshja e pazakontë e zyrtarëve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lumturimi i 38 martirëve katolikë, mbi 10 mijë pelegrinë sot në Shkodër
BBC për Shqipërinë: Udhëtoni në vendin më të famshëm për tolerancën »
Article Logic
Execution time: 0.02459192276001
array(1) { ["section"]=> string(97) "policia-ne-aksion-tahiri-u-ben-zbor-2-drejtoreve-zyrtaret-ndeshen-ashtu-sic-nuk-i-keni-pare-58547" }