“Policia në Kurbin qëlloi drejt automjetit ku ndodheshin 3 fëmijë”

Publikuar tek: politike, më 21:38 02-03-2016 “Policia në Kurbin qëlloi drejt automjetit ku ndodheshin 3 fëmijë” Foto ilustruese

Ish-kryeministri Sali Berisha nëpërmjet faqes së tij në “Facebook” ka denoncuar një ngjarje që ai pretendon se ka ndodhur në Kurbin. Një mesazh i mbërritur te deputeti demokrat tregon se si disa oficerë policie me automjete private,  i kanë zënë rrugën shtetasit I.Zh., që udhëtonte së bashku me tre fëmijë dhe një person tjetër madhor.

Sipas “qytetarit dixhital”, shoferi i frikësuar është larguar me shpejtësi, ndërsa policët kanë qëlluar në drejtim të automjetit me 4 plumba. Asnjë nga personat brenda tij nuk është lënduar.

Postimi i Sali Berishës:

Qytetari dixhital denoncon: Çunat e krimit ushtrojne terror, qellojne me bresheri kallashi drejt femijeve dhe fshehin krimin e shemtuar! sb

"Mirdita Dr Berisha!

Nje fshehje krimi ka ndodhur ne Policine e Shtetit tashme kete rralle ngs Drejtuesit e Komisariatit Kurbin.

Me dt 22 shkurt ora 13 ne fshatin Adriatik ne Fush Kuqe, dy automjete private me Oficeret e Policise, i kane nderprere rrugen nje automjeti qe drejtohej nga I. Zh. nderkohe qe ne automjet ndodhej nje person tjeter dhe tre femije qe po ktheheshin nga shkolla. Ne momentin e zenies se rruges dhe tentimit te nje oficeri te Policise, per ti hequr celsat e makines, drejtuesi largohet i tmerruar dhe njeri oficer i policise gjuan me arme mbi personat dhe femijet plot kater plumba ne automjet, fatmiresisht plumbat hyne ne automjet dhe jo tek personat. Ky terr informativ, Kjo forme fshehje krimi, gjithe kjo insiative e kurajo besoj se do te kete fuqi pushtetari ne Qeveri se nuk ka se si shpjegohet ndryshe. Ju lutemi bejeni publike sepse vetem nepermjet jush mund te vihen ne levizje institucionet e shtetit. Ju faleminderit."

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Formulari i dekriminalizimit, PS shpërndan modelin që do plotësojnë deputetët
Dekriminalizimi, Balla i referohet shembullit të Ristanit: Formulari i PD, jo i përshtatshëm për ty »
Article Logic
Execution time: 0.019447088241577
array(1) { ["section"]=> string(70) "policia-ne-kurbin-qelloi-drejt-automjetit-ku-ndodheshin-3-femije-34057" }