Policia në ndjekje të çiftit që udhëtonte me motorr me foshnjën në autostradën Tiranë-Durrës

Publikuar tek: fcb-bomb, më 17:12 17-04-2015 Policia në ndjekje të çiftit që udhëtonte me motorr me foshnjën në autostradën Tiranë-Durrës Çifti që po kërkohet nga policia

Policia është vënë në ndjekje të çiftit i cili udhëtonte me motorr në autostradën Tiranë-Durrës duke mbajtur edhe foshnjën e tyre pa minimumin e masave të sigurisë duke shkelur në mënyrë flagrante rregullat e qarkullimit rrugor.

Fotoja, e cila është publikuar fillimisht në një emision televiziv, ka ngjallur reagime të forta në mbarë opinionin publik si dhe te uniformat blu, të cilat janë vënë në kërkim të këtij çifti.

Drejtori  i Përgjithshëm i Qarkullimit Rrugor, Mitat Tola tha se çifti në foto do të procedohet sipas rregullave të qarkullimit .

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033797979354858
array(1) { ["section"]=> string(97) "policia-ne-ndjekje-te-ciftit-qe-udhetonte-me-motorr-me-foshnjen-ne-autostraden-tirane-durres-9035" }