Policia qëllon për vdekje ish-futbollistin e Aston Villa

Publikuar tek: sport, më 13:38 15-08-2016 Policia qëllon për vdekje ish-futbollistin e Aston Villa

Ish sulmuesi i Aston Villa, Dalian Atkinson, është qëlluar për vdekje nga policia në Telfor të Britanisë së Madhe.

“The Independent” shkruan se policia kishte shkuar në shtëpinë e tij në mëngjesin e së hënës, duke i’u përgjigjur një thirrjeje “alarm për sigurinë e individit”.

Futbollisti 48-vjeçar ka marrë plagë të rënda, dhe menjëherë i është dhënë trajtim mjekësor, por ka humbur jetën 90 minuta më vonë.

Atkinson ishte sulmues që luante në Premier Ligë gjatë viteve të 90-ta. Ai kishte shënuar më shumë se 20 gola për Birmingham gjatë viteve 1991 dhe 1995, ndërsa ka luajtur edhe për Fenerbahcen në Turqi dhe për Manchester City.

Atkinson e ka përfunduar karrierën në vitin 2001 duke luajtur për Korenë Jugore.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E kërkon e gjithë Europa, super talenti injoron Shqipërinë dhe zgjedh Kosovën
Milot Rashica flet pas largimit nga Shqipëria: Jam në pritje të kombëtares së përbashkët »
Article Logic
Execution time: 0.029202938079834
array(1) { ["section"]=> string(62) "policia-qellon-per-vdekje-ish-futbollistin-e-aston-villa-49806" }