'Policia rrahu prokurorët, gjyqtarët, avokatët', deputeti i PD: Qeveria ka përgatitur lajmin që do konsumoni në mëngjes

Publikuar tek: aktualitet, më 09:16 11-01-2019 'Policia rrahu prokurorët, gjyqtarët, avokatët', deputeti i PD: Qeveria ka përgatitur lajmin që do konsumoni në mëngjes

Deputeti demokrat Gent Strazimiri ka komentuar përpjekjen e policisë pas mesnatës për të nxjerrë studentët nga ngujimi në fakultetin e Drejtësisë.

"Qeveria sapo ka përdhosur me narko-polici tempullin e dijes, Fakultetin e "së drejtës" , të Drejtësisë! Ka rrahur prokurorët, gjyqtarët, avokatët e nesërm ata që nuk kanë nevojë për "vetting", shkruan Strazimiri.

Sipas tij, qeveria ka përgatitur edhe lajmin që do konsumohet në mëngjes së bashku me kafen e parë: 'mësimi vazhdon normalisht, studentët i duan tarifat sa ç'thotë qeveria'.

Postimi i plotë:

Qeveria sapo ka përdhosur me narko-polici tempullin e dijes, Fakultetin e "së drejtës" , të Drejtësisë! Ka rrahur prokurorët, gjyqtarët, avokatët e nesërm ata që nuk kanë nevojë për "vetting" !!!!!

Qeveria ka përgatitur edhe lajmin që do konsumoni në mëngjes së bashku me kafen e parë: mësimi vazhdon normalisht, studentët i duan tarifat sa ç'thotë qeveria!

TURP I PËRJETSHËM PËR ÇDO PEDAGOG QË TRADHËTON STUDENTËT E TIJ DUKE VAZHDUAR "PËRDITSHMËRINË" PAS PËRDHOSJES!

  1. P. S. Ndryshe nga ç'raportojnë mediat e regjimit, studentë vazhdojnë qëndresën brenda fakultetit Juridik!

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « MOTI I KEQ/ 1.5 metër borë në Dibër, disa fshatra të bllokuar (Situata SOT në të gjithë vendin)
Ishte shpallur në kërkim, arrestohet 48-vjeçari vlonjat »
Article Logic
Execution time: 0.017059087753296
array(1) { ["section"]=> string(120) "policia-rrahu-prokuroret-gjyqtaret-avokatet-deputeti-i-pd-qeveria-ka-pergatitur-lajmin-qe-do-konsumoni-ne-mengjes-148331" }