Policia Rrugore këshilla shoferëve: Këto 7 veprime në timon mund t’ju kushtojnë jetën

Publikuar tek: aktualitet, më 17:27 10-08-2018 Policia Rrugore këshilla shoferëve: Këto 7 veprime në timon mund t’ju kushtojnë jetën

Përmes një komunikate për media, drejtori i Policisë Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve të shmangin disa veprime gjatë drejtimit të mjetit, për të evituar aksidentet që mund të rezultojnë fatale.

Nisur nga aksidenti i rëndë në afërsi të “Urës së Kamzës”, Policia Rrugore bën thirrje për mos drejtimin e mjetit në gjendje të dehur, mos tekjalimin e shpejtësisë së lejuar brenda zonave të banuara, evitimin e përdorimit të telefonit.

Deklarata e plotë:

Policia Rrugore, analizë paraprake dhe këshilla për drejtimin e mjeteve në sezonin e verës dhe parandalimin e aksidenteve

Përshëndetje

Drejtoria e Policisë Rrugore kërkon së pari të falënderojë të gjithë drejtuesit e mjeteve, për sjelljen në trafik dhe respektimin e “normave të sjelljes”, duke e bërë punën e Policisë Rrugore më të lehtë edhe këtë javë.

Nisur nga aksidenti i rëndë, i ndodhur në afërsi të “Urës Kamzës” në datë 08.08.2018, ku humbën jetën dy persona dhe u plagosën dy persona të tjerë, pas një analize paraprake të shkaqeve të aksidentetve të diteve të fundit evidentojmë:

1. Tejkalimi i normave të shpejtësisë së mjeteve brenda qendrave të banuara është një nga shkaqet kryesore të humbjes së kontrollit të mjetit dhe premisë për tu përfshirë në aksidente rrugore;

2. Përdorimi i aparateve celularë gjatë drejtimit të mjeteve, është një nga shkaqet kryesore të tërheqjes së vëmendjes nga drejtimi i mjetit, që shpie pastaj humbjen e kontrollit të tij;

3. Qarkullimi i biçikletave duhet të bëhet në kujdesin më të madh. I kujtojmë drejtuesve të mjeteve, se drejtuesit e biçikletave dhe të çiklomotorëve nuk janë të mbrojtur nga “karkasa” metalike, sikundër mjetet, mjafton një pakujdesi e dyanëshme dhe pasojat mund të jenë të rënda.

Kapërcimi i kryeqëzimeve prej drejtuesve të biçikletave duhet të bëhet në kujdesin maksimal, dhe në çdo rast edhe drejtuesit e biçikletave duhet të fillojnë të përdorin kaskot mbrojtëse të veçanta;

4. Këmbësoret brenda qendrave të banuara, duhet të kryejnë kapërcimin e kryqëzimeve me kujdesin maksimal atje ku janë vijat e kalimit të këmbësorëve, dhe jo të kryejnë kapërcime diagonal të kryqëzimeve, duke venë në rrezik jetën e tyre dhe të të tjerëve;

5. Jashtë qendrave të banuara këmbësoret duhet t’u japin përparësi drejtuesve të mjeteve dhe të kryejnë kapercimin e karrexhatës vetëm kur të jenë të sigurtë që kapërcimi i rrugës mund të bëhet pa rrezikuar jetën e tyre;

6. Policia Rrugore detyrohet të kujtojë, se gjatë drejtimit të mjeteve brenda dhe jashtë qendrave të banuara, janë të ndaluara përdorimi i internetit dhe i rrjeteve sociale, shkrepja e fotografive për ti shkëmbyer në instagram dhe në fb.

7. Nisur nga analiza e aksidenteve të muajit Korrik dhe muajit Gusht në vijim, ka një numër “të evidentuar” drejtuese mjeti femra që janë përfshirë në aksidente rrugore më pasojë, ndërkohë që dua të theksoj edhe të dhënën tjetër, që vetëm javën e fundit janë 8 drejtuese mjeti të konstatuara në gjendje të dehur, për të cilat ka filluar ndjekja penale.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Eksradohet nga Greqia në Tiranë VRASËSI shqiptar: Si ekzekutoi me armë në kokë një pasagjer që s’iu bind (EMRI- NGJARJA)
Ndalohet importi i disa lodrave për fëmijë, rezultuan të rrezikshme pas analizave »
Article Logic
Execution time: 0.0046970844268799
array(1) { ["section"]=> string(91) "policia-rrugore-keshilla-shofereve-keto-7-veprime-ne-timon-mund-t-ju-kushtojne-jeten-130731" }