Politika kundër kartelit të rëndësishëm të drogës, plumb në kokë kandidatit

Publikuar tek: bota, më 14:37 13-06-2018 Politika kundër kartelit të rëndësishëm të drogës, plumb në kokë kandidatit Momenti i ekzekutimit

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Meksikë, ku është një plumb në kokë i ka marrë jetën politikanit Fernando Puron.

 

Puron mësohet se sapo kishte dalë nga një seancë mbledhje me bordin e qytetit, ku kishte debatuar për problematikat, kur një burrë me mjekërr dhe kapele e kishte qëlluar nga mbrapa.

Sipas mediave vendase, Puron i cili kandidonte për t'u bërë pjesë e Kongresit, prej kohësh kishte kërkuar ngritjen e politikave kundër kartelit të madh të drogës, Los Zetas.

Kandidati shpesh lëvizte me më shumë se 10 badigardë me vete për shkak të kërcënimeve të shumta, por fatkeqësisht ai është politikani i 112-të i ekzekutuar në Meksikë që nga shtatori i kaluar.

180609143118-fernando-puron-headshot-exlarge-169.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0041089057922363
array(1) { ["section"]=> string(81) "politika-kunder-kartelit-te-rendesishem-te-droges-plumb-ne-koke-kandidatit-124237" }