Politikanët publikojnë oraret e votimit, ja ku do e hedhin votën

Publikuar tek: politike, më 06:51 21-06-2015 Politikanët publikojnë oraret e votimit, ja ku do e hedhin votën

Pas  30 ditëve fushte intensive zyrtarët e lartë të shtetit do t’i drejtohen kutive të votimit si të gjithë qytetarët për të ushtruar të drejtën e votës. Presidenti Bujar Nishani  do të votojë në orën 11 në gjimnazin “Andon Zako Çajupi”.

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta do të votojë  në zonën e ish-bllokut në njësinë bashkiake nr.5, në Kopështin nr.31.

Kryeministri Edi Rama do të votojë afër banesës së tij në Surrel, në shkollën  “Ymer Lala” në orën 10:00.

Kandidati për bashkinë e Tiranës Erion Veliaj do të votojë  tek shkolla “Fan Noli.

Ish-kryeministri Sali berisha do të votojë  në njësinë numër 2, ndërsa kryetari i Partisë Demokratike do të votojë në njësinë bashkiake numër 7.

Ndërsa, dy kandidadet që synojnë bashkinë e Shkodrës do të hedhin votën në kutinë e votimit, përkatësish,Keti Vazhdari (ASHE) në orën 09:00 dhe Voltana Ademi (APPD) në orën 10:00.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Votuesja e parë Lefterie Luzi, kryetarja e KQZ-së
Basha voton me prindërit dhe vëllanë, ngre dy gishtat tek kutitë e votimit »
Article Logic
Execution time: 0.028948783874512
array(1) { ["section"]=> string(69) "politikanet-publikojne-oraret-e-votimit-ja-ku-do-e-hedhin-voten-14176" }