Politikanët s'e duan shkronjën “ë” dhe “ç” në alfabet, Nikolla "kundër"

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:10 25-01-2015 Politikanët s'e duan shkronjën “ë” dhe “ç” në alfabet, Nikolla

Alfabeti i gjuhës shqipe ka plot 36 shkronja por personazhet e njohur shqiptarë njohin vetëm 34 prej tyre. Ne, sot do ndalemi te politikanët tanë aq të dashur. Le ta nisim me atë që qeveris këtë vend...

Kryeministri Rama, jo më larg se dje, hodhi një status në rrjetin social “facebook” ku shkruante tekstualisht kështu :“Pas pak vitesh do kemi muzealizuar krejt rrjetin e mbetur te kujteses se nënbotes se erret te diktatures komuniste”. Pra, siç mund ta shikoni, shkronja “ë” nuk duket gjëkundi. Ah po, duket njëra, te fjala “nënbotes.”

 

Ish-kryeministri Berisha, është gjithashtu dakort për mospërdorimin e “ç-së” dhe “ë-së”. Në statuset e tij të gjata, mungesa e këtyre dy shkronjave është e dukshme nga fillimi në fund. 

 

 

Përjashtim nga kjo “marrëveshje” nuk bën as kreu i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha. Asnjë “ë” dhe asnjë “ç” edhe në statuset e tij.

 

 

 

Veçse ka dhe diçka. Në fjalimet apo deklaratat që “stisen e ujdisen” nga të tjerët që punojnë pas predeve për personazhet tanë, nuk mungon absolutisht asnjë shkronjë. Sapo marrin celularin apo hapin komjuterin për të shkruajtur vetë…politikanët i hanë shkronjat. 

Le të kalojmë pak te faqet zyrtare dhe profilet e deputeteve femra tani. Ledi Shamku e qan italishten. Një pjesë e mirë e statuseve të saj janë në gjuhën italiane. Mirë e ka! Sa të rrijë Shamku të shkruajë me 36 shkronja që ka alfabeti ynë, merr hua atë të fqinjëve tanë me 21 shkronja. 

 

 

Nuk mund të rrinim pa hedhur sytë nga ministrja jonë e Arsimit, Lindita Nikolla. Po zonja ministre, na i mbylli gojën. Plot 36 shkronja, të gjitha të përdorura me vend në statuset e saj. Epo kjo tregon se ende ka shpresë! Për aq kohë sa ministrja jep shembullin e vet si dashamirëse dhe shkruese e mirë e shqipes, ne mund të shpresojmë se edhe brezat që po vijnë, do rriten me këtë frymë. Sigurisht, nëse edhe tekstet shkollore të ministrisë ecin në të njëjtën linjë me ministren.

 

 A.M

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033313989639282
array(1) { ["section"]=> string(82) "politikanet-s-e-duan-shkronjen-e-dhe-c-ne-alfabet-lindita-nikolla-kundershton-1427" }