Politikanët shqiptarë, 100 mijë euro në ditë për fushatën

Publikuar tek: politike, më 07:32 01-06-2015 Politikanët shqiptarë, 100 mijë euro në ditë për fushatën

Rreth 100 mijë euro në ditë është kostoja financiare e partive politike për takimet elektorale. Sipas një vëzhgimi të gazetës “Shqip” rezultuon se çdo ditë zhvillohen mesatrisht më shumë  se 50 takime, ku marrin pjesë edhe forca policore  për garantimin e rendit dhe sigurisë.

Ndërkohë , takimet që zhvillohen në prani të krerëve poliotikë kushtojnë  minimalisht 2 mijë euro, pasi në këto takime ka edhe dixhei, kameramanë, prenotime në lokale, karburant,  etj. Këto shpenzime mbulohen nga kandidati dhe stafi mbështetës.

Një kosto të lartë ka edhe koha televizive sidomos e kandidatëve në rrethe, të cilët rezulton se paguajnë  150-250 euro për minutë për publikimin në formën e publicitetit në televizionet  lokale.

Duke përllogaritur të dhënat rezulton se në nisje të fushatës  zhvillohen afërsisht 50 aktivitete elektorale në ditë që kushtojnë rreth 100 mijë euro. Ndërkohë që fluksi i takimeve pritet të rritet në ditët në vijim, ku kostoja e tyre përrlogaritet të arrijë deri në  3 milionë euro.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha tërheq nga gara kandidatin e Këlcyrës Gentian Muhametin, fshehu rekordet kriminale
Klosi shkon për herë të parë në zyrë, e shoqëron Veliaj: Një kapiten i shkëlqyer »
Article Logic
Execution time: 0.02394700050354
array(1) { ["section"]=> string(62) "politikanet-shqiptare-100-mije-euro-ne-dite-per-fushaten-12368" }