Politikani i njohur shqiptar parkon makinën luksoze mes trotuarit, ja kujt i përket (FOTO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:38 05-01-2018 Politikani i njohur shqiptar parkon makinën luksoze mes trotuarit, ja kujt i përket (FOTO)

Tashmë prej kohësh është bërë trend që të shohim të parkuara makina luksi mbi trotuar, pa pyetur për rregullat e qarkullimit rrugor, që shkelen “ditën për diell” nga poseduesit e tyre.

Në rastin konkret, kjo makinë tip “Range Rover” ka kapërcyer bordurën ndarëse të rrugës dhe është parkuar pa pikë problemi në mes të trotruarit, ku kalojnë këmbësorët.

Por, e dini se kujt i përket kjo makinë luksoze? Sipas “Harta Digitale e Aksidenteve Rrugore nga Atlantik Sh.a.”, e cila publikon edhe foton flagrante, makina i përket kryetarit të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Nuk dihet si ka përfunduar makina e politikanit të rëndësishëm në mes të trotuarit, ndonëse çdokush është koshient se një veprim i tillë është i dënueshëm nga autoritetet përkatëse.  

vangjush-Dako.jpg

 

makk.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069282054901123
array(1) { ["section"]=> string(94) "politikani-i-njohur-shqiptar-parkon-makinen-luksoze-mes-trotuarit-ja-kujt-i-perket-foto-105522" }