Politikani s’lë gjë pa thënë, i habit të gjithë nga makina: Xhaçkës i shkon palikari, Rama e ka kabinetin plot me qirie (VIDEO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:43 03-11-2017 Politikani s’lë gjë pa thënë, i habit të gjithë nga makina: Xhaçkës i shkon palikari, Rama e ka kabinetin plot me qirie (VIDEO)

Ish-deputeti i PS Eduart Ndocaj i ka habitur sot të gjithë ndjekësit teksa në një video live në Facebook ka komentuar dje seancën e djeshme në Kuvend ku janë përdorur një sërë fjalësh greke.

Sipas tij kryeministrit Rama nuk i shkon të përdorë fjalë të tilla dhe as fjalën greke palikari që do të thotë trim, pasi kjo fjalë i shkon ministres Olta Xhaçka sepse ajo punon në një ministri ku janë shumica trima dhe të fortë në sektorin e mbrojtjes.

Ndërsa fjala “Qirie” nuk duhet të përdorej nga kryeministri për Berishën, pasi veriorëve sipas Ndocaj nuk iu shkon kjo fjalë, ndërkohë që Rama e ka kabinetin plot me Qirie, siç janë Qirie Bushati ose Qirie Çuçi.

“Dje po mundohej të fliste greqisht me Dulen dhe i thoshte palikari, ishte e fortë ajo batuta e Salianjit , tha se na ka mbetë kryeministri me Palikarin në gojë. Është e vërtetë që ka mbetur por nuk i shkon kryeministrit të Shqipërisë që thotë Palikari. Ka sa të dush Xhackën asaj i shkon të thotë Palikari sepse ka më të fortët në ministri, aty është plot, asaj i shkon të thojë. Kurse me i thënë Palikari Dules më duket absurde.

La Dulen filloi me Saliun, qirie Saliu, atij është me i dhënë dorën, jo me i thënë fjalë të tilla. Zërë se kryeministri është çmend. Ai do të largojë mendjen nga çështja Tahiri dhe problemet që e kanë rrethu, fillon ofendon flet idiotësira, por gjithsesi palikari nuk është Dulja ta harrojë kryeministri dhe me Saliun mos u merr me i thënë Qirie Saliu se ti ke plot Qirje sa të dush Qirie Bushatin, Qirio Cuçin, i ke plot me Qirie kabinetin, kurse me të tjerët ske nevojë ti se nga Veriu nuk u pëlqen tu thush Qirio këtyre të veriut”, është shprehur Ndocaj gjatë videos live në Facebook.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0068938732147217
array(1) { ["section"]=> string(128) "politikani-s-le-gje-pa-thene-i-habit-te-gjithe-nga-makina-xhackes-i-shkon-palikari-rama-e-ka-kabinetin-plot-me-qirie-video-98219" }