Politikani shqiptar i bashkohet listës së miliarderëve të botës gjatë 2016-s

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 20:37 28-12-2016 Politikani shqiptar i bashkohet listës së miliarderëve të botës gjatë 2016-s

“Bloomberg” në një artikull të saj ka listuar njerëzit më të pasur të botës gjatë vitit 2016.

Bëhet fjalë për një vlerë prej  237 miliardë dollarë, shifër kjo më e lartë se e vitit të shkuar për të njëjtin grup njerëzish.

Përfitimet më të mëdha i pati Warren Buffett, i cili pasurisë së tij i shtoi 11.8 miliardë dollarë gjatë vitit që po mbyllet, pasi firma e tij investuese “Berkshire Hathaëay Inc” u ngrit pas fitores së Donald Trumpit më 8 nëntor.

 Buffett, i cili është zotuar se do të dhurojë pjesën më të madhe të pasurisë së tij për bamirësi, në korrik të këtij viti dhuroi aksionet që kishte në “Berkshire Hathaëay” në vlerë prej 2.6 miliardë dollarësh.

Media amerikane, në artikullin e saj për indeksin e miliarderëve të botës, ka shkruar edhe për bizneset e reja, për të cilat thotë të kenë fituar shuma të mëdha gjatë këtij viti.

 Artikulli përfshin Travis Kalanick të kompanisë “Uber” dhe Evan Spiegel të rrjetit social “Snap”. Të ashtuquajturit miliarderët “njëbrirësh”, ku përfshihen bashkëthemeluesi i “Spotify” Martin Lorentzon, i cili u identifikua si miliarder për herë të parë më 2016, ka siguruar një shumë të madhe të financimeve.

“Miliarderë të tjerë të zbuluar nga indeksi i Bloomberg më 2016 përfshijnë babanë dhe djalin prapa tekilës “Jose Cuervo”, një sipërmarrës të pronave të patundshme në Neë York, Axel Staëski dhe politikanin shqiptar, bosin e ndërtimeve nga Kosova, Behgjet Pacolli”, shkruan Bloomberg. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019815921783447
array(1) { ["section"]=> string(82) "politikani-shqiptar-i-bashkohet-listes-se-miliardereve-te-botes-gjate-2016-s-64057" }