Politikanit shqiptar i kërkojnë të dalë në “krahun tjetër” në ceremoninë e Dritëroit, pengun e ndan me të bijën e shkrimtarit (E PLOTË)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:33 07-02-2017 Politikanit shqiptar i kërkojnë të dalë në “krahun tjetër” në ceremoninë e Dritëroit, pengun e ndan me të bijën e shkrimtarit (E PLOTË)

Gaqo Apostoli, ish politikani i njohur shqiptar ka qenë në ceremoninë mortore dhe atë të varrimit të shkrimtarit të madh Dritëro Agolli por ndonëse ka qënë aty nuk ka patur mundësinë të shkruajë diçka pasi dikush nga protokolli i ka kërkuar “të dalë në krahun tjetër”.

Megjithatë, Apostoli ka vendosur që të gjithën ta ndajë më vajzën e shkrimtarit Elona Agollin, të cilës i shkruan publikisht.

REAGIMI I PLOTË:

E dashur Elona,

Ndonëse isha dje në ceremoninë mortore dhe varrimin e njerëzorit Dritëro, më mbeti peng se nuk arrita të them apo të shkruaj dicka për të. Isha me Pëllumb Xhufin, kur na mori Luani dhe na afroi pranë Librit të Madh të Mbresave dhe Ngushëllimeve Njerëzore dhe, ndërsa prisnim në rradhë, dikush nga protokolli na tha që të dilnim nga krahu tjetër, sepse atje po shtohej me shumicë numri i zyrtarëve të lartë. Nuk patëm shans të shkruanim dicka edhe pas ceremonisë solemne…dhe, i ngarkuar me këtë ndjesi të fortë që më mbeti në mëndje dhe në zemër, më godiste në shpirt e më rridhte në gjak e derdha dje në vargjet e poezisë që pot ë dërgoj, Mikja Ime e Mirë.

Gaqo Apostoli

JAVA E PARË PA DRITËRONË

Është e trishtë pa ty kjo javë e shkurtit
Mes të cara resh, dielli në qiell dritëron,
Trafiku i bllokuar nga makinat e shumta,
Rreth qoshkut të gazetave pensionistët lexojnë.

Pak njerëz nxitojnë në trotuare,
Studentë të dashuruar hargalisen pafaj,
Nën heshtje dikush u tërheq vëmëndje,
Dashuroni, u thotë, vec përmbahuni një cast.

Në lokalet plot, ca vajza të reja
Bëjnë hoka me djem, por edhe me pleq,
Ngatërohen koktejle me tekila, raki e kafe,
Disa bëhen xurxull e shkojnë për dreq.

Vërtitem kuturu në Sheshin “Wilson”
Mes turmës së papunë, me lypsa aty këtu,
Nëpër televizorët e varur në lokale
Harrohet Dritëroi nga politikanë kuq e blu.

Pranë shtëpisë sime në kompeksin “Dinamo”
Shoh vajza të vogla që luajnë me litar.
Oh, zgjohet fëmijëria ime e largët
Kur bashkë me to këndon në kor plot zjarr:

“Dritëro, Dritëro”
“Lart në qiell fluturo”,
“Dritëro, Dritëro”
“Lart në qiell, pranë Zotit shko”.

Dhe ndjeva se të rriturit do ta harrojnë pak nga pak,
Edhe pse në kohë ngarkuar me re, shi e dëborë,
Dielli do depërtojë nëpër të cara resh nga larg,
Ne mund të themi një cast:
Ai po dritëron tokën, shpirtin njerëzor.

Nëpër ditët e javëve të viteve që do të vinë,
Ai do harrohet gjithnjë e më shumë,
Ne do përpihemi nga humnera e varfërisë që nxin
Nga makutëritë e politikës që rrjedh lumë
Vecse për pasurim.

Me miqtë e mi do t’i shpëtojmë harresës
Kur në lokalin e preferuar,
Fundjavave cdo të shtunë,
Bashkë me Dritëroin do t’i këndojmë shpresës,
Me, “Kur të jesh mërzitur shumë”.

Gaqo APOSTOLI Tiranë, 6 Shkurt 2017

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01882791519165
array(1) { ["section"]=> string(136) "politikanit-shqiptar-i-kerkojne-te-dale-ne-krahun-tjeter-ne-ceremonine-e-driteroit-pengun-e-ndan-me-te-bijen-e-shkrimtarit-e-plote-67971" }