Instituti i Studimeve Politike (www.isp.com.al) vjen më 2016 me një projekt të ri: për herë të parë një database publike falas për jetën politike prej 1991, - për herë të parë vendimet miratuese në gjykata të secilës parti, programet dhe statutet përgjatë viteve 1991-2016, zgjedhjet brenda partive dhe rregullat e funksionimit të tyre, kushtetutat dhe vendimet mbi partitë, studimet profesionale mbi partitë dhe modelet referuese të njëjta në partitë shqiptare në Kosovë e Maqedoni, si dhe në partitë politike në shumicën e vendeve evropiane. Shumica e dokumenteve nuk disponoheshin as nga vetë partitë politike, - ISP arriti t’i sigurojë përmes arkivave në gjykata dhe institucione, përmes arkivave e dëshmive personale të ish protagonistëve, si dhe përmes arkivit të shtypit të kohës.
Për herë të parë bëhen publike të dhëna të detajuara mbi ecurinë e dokumenteve politikë të secilës parti politike, si kanë ndryshuar rregullat e funksionimit të tyre, si kanë ndryshuar programet dhe si janë zhvilluar zgjedhjet brenda-partiake për kryetarët, kryesinë apo këshillin kombëtar. Database është një fazën e parë të plotësimit me të dhëna (janë hedhur 40% e të dhënave që disponojmë) dhe në vazhdimësi do të pasurohet më tej. Në fazën e dytë të projektit do vijohet me analiza krahasuese mbi të dhënat që disponohen në faqe dhe të dhëna krahasuese me rajonin dhe modelet e ndryshme evropiane.
Projekti është realizuar falë mbështetjes direkte të Fondacionit gjerman “Fridrich Ebert”, i cili realizoi më 2014 të parin studim serioz mbi demokracinë e brendshme në partitë politike (PS, PD, LSI). Projekti ka gjithashtu edhe të Fondacionit tjetër gjerman “Konrad Adenauer”, i cili ka dhënë mbështetje për ISP në lidhje edhe me memorien ndaj të kaluarës, qeverisjen lokale, etj.
ëëë.politike.al është një projekt “gjerman” për Shqipërinë, - në ndihmë të medias, studiuesve, studentëve, vetë partive politike dhe anëtarëve të tyre. Gjithçka online, gjithçka e përditësuar, gjithçka në gjuhët shqip e anglisht, - gjithçka në www.politike.al.
Realizim i Institutit të Studimeve Politike dhe një ekipi ekspertësh nën drejtimin e politologut Afrim Krasniqi.