Politilogu Krasniqi- Metës: Ka shumë pak që besojnë se Kuvendi është tempulli demokracisë. Meta: Parlamenti nuk është ai model që dëshirojnë qytetarët

Publikuar tek: politike, më 11:53 22-04-2016 Politilogu Krasniqi- Metës: Ka shumë pak që besojnë se Kuvendi është tempulli demokracisë. Meta: Parlamenti nuk është ai model që dëshirojnë qytetarët

Politilogu Afrim Krasniqi i cili organizoi sot tryezen gjatë vizitës së homologut gjerman Lammert është drejtuar kryetarit të kuvendit Meta duke e pyetur:

Ka shumë pak që besojnë se Kuvendi është tempulli demokracisë. Nga se ka ardhur kjo?

Kreu i Kuvendit pranoi se parlamenti nuk është ai model që dëshirojnë qytetarët por sipas tij, kjo vjen si pjesë e trashëgimisë, si vende ish­-komuniste.

Së pari, parlamenti ynë ende nuk mund të them që është ai modeli i arrirë i tempullit të demokracisë që mund të dëshirojnë qytetarët. Por edhe shumë vende të tjera, nuk po them Gjermaninë, që ka bojkote të parlamentit, ka tensione, ka për fat të keq edhe konfrontime. Kjo vjen me trashëgiminë tonë të përbashkët në një masë të madhe si vende ish­komuniste. E kemi të vështirë të shkëputemi nga kultura përjashtuese e mendimit alternativ.

Në rast të opozitës dëmi që mund të shkaktojë është bojkoti që vë në vështirësi jo vetëm qeverinë por edhe vendin. Pavarësisht nga partitë, nuk ka bojkotuar vetëm një nga partitë. Kanë zgjedhur këtë formë të imponimit. Qeveria ka dëshirë t’i imponojë parlamentit një axhendë të sajën, ndërkohë që është parlamenti që duhet të rrisë kontrollin ndaj qeverisë dhe kjo e ndihmon qeverinë të jetë më pak e gabueshme. Sepse çdo vendim që nuk diskutohet nesër të çon në një rishikim të një ligji apo vendimi”, theksoi Meta.

Kreu i Kuvendit tha se që të forcohet parlamentarizmi partitë duhet të jenë më demokratike. Meta evidentoi edhe probleme me sistemin zgjedhor që nuk i jep mundësi qytetarëve të zgjedhin.

Së dyti, ne jemi i vetmi vend me legjislacionin që kemi bërë për dekriminalizmin, më i ashpri që ka një vend në Europë dhe unë them se kemi bërë shumë mirë që e kemi bërë këtë gjë. Nuk është arsye për të qenë i lumtur sepse ka qenë e imponuar por tregon një moment reflektimi. Jemi të detyruar të vendosim një standard që do të ndihmojë edhe në të ardhmen që opinioni të dëgjojë më shumë argumente se të shohë sjellje arrogantësh apo të fortosh. Krijohet një perceptim sikur parlamenti është një vend ku shfaqet forca, arroganca sepse disa elementë që nuk e kanë vendin në institucionet publike eklipsojnë argumentin apo debatin e shumë kolegëve të tjerë që janë njerëz të nderuar, intelektualë, janë njerëz me eksperiencë politike. këtë zhvillim e shoh si një reflektim për të ardhmen. Që të forcohet parlamentarizmi partitë duhet të jenë më demokratike. Edhe sistemi ynë zgjedhor ka disa probleme. Ne duhet t’u japim mundësi qytetarëve të zgjedhin, jo vetëm mes partive por edhe brenda partisë. Parlamenti merr rol gjithmonë e më pak partiak”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Analisti i ‘’FT’’ darkon me Ramën dhe rrëfen çfarë i tha kryeministri: Ai më shikon mua sikur të jem i çmendur
2 herët fatale të Sali Berishës. Ja pse u përjashtua 2 vjet më parë (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.021720170974731
array(1) { ["section"]=> string(152) "politilogu-krasniqi-metes-ka-shume-pak-qe-besojne-se-kuvendi-eshte-tempulli-demokracise-meta-parlamenti-nuk-eshte-ai-model-qe-deshirojne-qytetaret-38357" }