Pollo dënon qendrimin e Ramës për Sejdinin: Regjimi Rama-Meta ka futur në vathë shumicën e medieve

Publikuar tek: politike, më 11:53 18-06-2015 Pollo dënon qendrimin e Ramës për Sejdinin: Regjimi Rama-Meta ka futur në vathë shumicën e medieve Genc Pollo, deputet i PD

Deputeti Genc Pollo doli në një konferencë për shtyp në emër të Partisë Demokratike duke akuzuar kryeministrin Rama që sipas tij jo vetëm nuk e dënoi atë çfarë kreu i bashkisë së Elbasanit , Qazim Sejdini tha në video, por përkundrazi i doli në mbrojtje.

“Edi Rama me zë dhe figurë e mori në mbrojtje Qazim Sejdinin. Ky qëndrim i Edi Ramës është prova direkte se me kërcënime e tatime, me asfiksime e tatime regjimi Rama-Meta ka futur në vathtë shumicën e medieve në këtë vend”, tha Pollo i cili në fund përshëndeti qëndrimin e unionit të gazetarëve si dhe reagimin e Ambasadës së SHBA-ve duke siguruar se PD do i dalë në mbrojtje çdo gazetari.

“Përshëndesim dënimin e paekuivok të Unionit të Gazetarëve si dhe qendrimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara. Partia Demokratike do mbrojë të drejtat e çdo gazetari në këtë vend si gur themeli në këtë vend”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ekstremistët grekë në Himarë ditën e zgjedhjeve? Zbarkojnë në Shqipëri për të mbështetur Fredi Belerin
Basha thirrje për pjesëmarrje masive në votime: Askush nuk e prek votën tuaj »
Article Logic
Execution time: 0.031460046768188
array(1) { ["section"]=> string(103) "pollo-denon-qendrimin-e-rames-per-sejdinin-regjimi-rama-meta-ka-futur-ne-vathe-shumicen-e-medieve-13923" }