Pollo flet për deputetët me të kaluar kriminale, ministrja Harito i lutet ‘’përunjësisht’’

Publikuar tek: politike, më 13:58 14-04-2016 Pollo flet për deputetët me të kaluar kriminale, ministrja Harito i lutet ‘’përunjësisht’’

Tani që Edi Rama ndodhet në SHBA dhe Sali Berisha që nuk u duk aspak në sallën e seancave, u ka mbetur të tjerëve të debatojnë. Me aq sa munden. Dhe kuptohet që sot konfliktet kanë qenë krahasimisht më të vogla.

Kështu ka qenë Genc Pollo që ka folur sot për deputetët e kriminalizuar. Ndërsa ministrja e Inovacionit Milena Harito i ka bërë një lutje, ‘’përunjësisht’’ siç ka artikuluar.

DEBATI:

Pollo: Persona me të kaluar kriminale në poste drejtuese. Jo janë këta njerëz do t’i gradojmë për herë të dytë. Mundësisht t’i bëjmë ministra.

E dalë nga goja e Edi Ramës, gënjen thotë ai, gënjen PD, nuk ka 19. për mua është një super nastradinizmën propagandistik.

D.m.th dalin 21, apo 19, apo 9 të PS, nuk është ky problemi. Problemi është se shifra nuk është e saktë. Përpjekje reale për të shmangur vëmendjen nga problemi real. Dhe përsëri këtu heshtet. Përveç një deputeti që sfidoi kryetarin.

Harito: Kjo është jeta, duke na ndarë ca kriminelë këtej, ca andej, Gkithë strategjinë tuaj e keni bazuar për të na përçarë ne, nuk keni ndonjë strategji tjetër.

Do të sugjeroja shumë përunjësisht, që të bënit ndonjë punë konkrete.

Sot u fol për 50, po këta i mbani sekret. Ata 19 të tjerët u zhdukët emrat. Nxirrni emrat të shpëtojmë edhe ne edhe ju. Me NIPT që t’i identifikojmë njëherë e mirë

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shpallet i pafajshëm ish-ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj
Rama “rrëmben” për 1 foto ambasadorët në Shqipëri: Moment i bukur në Washington »
Article Logic
Execution time: 0.031328916549683
array(1) { ["section"]=> string(91) "pollo-flet-per-deputetet-me-te-kaluar-kriminale-ministrja-harito-i-lutet-perunjesisht-37686" }