Pollo: Ligji i denoncimeve nuk zbatohet, shembulli është nënpunësja e Veliajt, ju e shkarkuat

Publikuar tek: politike, më 10:50 30-04-2015 Pollo: Ligji i denoncimeve nuk zbatohet, shembulli është nënpunësja e Veliajt, ju e shkarkuat Genc Pollo, deputet i PD

Deputetii PD, Genc Pollo ka përshëndetur ligjet që kalojnë e votohen në Parlament por nga ana tjetër deputeti tha se problemi i këtyre ligjeve është moszbatueshmëria e tyre. Për këtë, Pollo risolli në vëmëndje rastin e Luiza Gjonaj, ish-specialistes së prokurimit në Ministrinë e Mirëqënies Sociale, e cila sipas Pollos denoncoi me fakte e prova një rast të pastër abuzimi por si përgjigje mori shkarkimin nga puna.

“Cili është vullneti që demostron qeveria për zbatimin e këtyre ligjeve jo thjesht ta sjellë këtë në Parlament. Këtu kemi një problem serioz që nuk ka të bëjë me mosnjohjen e ligjeve në nivele të ulëta por mosbatimin. Një shembull: Ekziston një ligj i denoncuesve të abuzimeve, nënpunsja e Erion Veliaj denoncoi te ministri, te kryeministri në qershor të vitit të kaluar, cfarë ndodhi ? Asnjë përgjigje, Luiza Gjonaj e punësuar në Agjencinë e Mbrojtjes së të Dhënave të Fëmijëvë solli prova, provat ishin të qarta,. Kryeministri thotë denonconi, votomëni mua, fryjini bilbilit. Nënpunsja qëlloi kurajoze dhe në shtator , kemi një rast të pastër abuzimi, jam dhe unë dëshmitar, përgjigja erdhi me shkarkimin e nënpunses që denoncoi me fakte vjedhjen, korrupsionin. Atëhere  cili është morali ? Këtë përgjigje me gojë nuk e kemi marrë as nga kryeministri as nga ministri që po ikën për të shkuar diku tjetër”, tha nga foltorja e Parlamentit Genc Pollo.

Asokohe Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, nga ana e saj e kallëzoi penalisht Luiza Gjonajn për shpifje.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama: Operacion kontrolli për cilësinë e naftës, tolerancë zero për mashtruesit
Zgjedhjet lokale, KQZ: Në 22 maj fillon zyrtarisht fushata, afati i fundit për regjistrim 4 maji »
Article Logic
Execution time: 0.011149168014526
array(1) { ["section"]=> string(96) "pollo-ligji-i-denoncimeve-nuk-zbatohet-shembulli-eshte-nenpunesja-e-veliajt-ju-e-shkarkuat-10044" }