Porosia e Grida Dumës për të birin në ditën e parë të shkollës

Publikuar tek: fcb-bomb, më 22:49 14-09-2015 Porosia e Grida Dumës për të birin në ditën e parë të shkollës

Sot në të gjithë vendin ka nisur viti i ri shkollor dhe Grida Duma ashtu si shumë nëna të tjera ka shoqëruar djalin e saj për në shkollë.

Ndonëse, djali është mërzitur me zgjimin në mëngjes, Duma i ka dhënë atij një porosi: “Mos u mërzit kurrë për atë që do të rregullojë të gjithë jetën tënde.”

Duma shprehet se shkolla mbetet e pazëvendësueshme pavarësisht se kushtet nuk janë gjithmonë ato që duhen krijuar për fëmijët tanë.

“Sot im bir ishte pak i mërzitur sepse iu desh të zgjohet më herët per të shkuar në shkollë. I thashë: mos u mërzit kurrë për atë që do të rregullojë të gjithë jetën tënde. Asgjë nuk e zëvendëson dot shkollën; edhe nëse kushtet nuk janë gjithmonë ato që duhet të kishim krijuar për fëmijët tanë, ajo mbetet e pazëvendësueshme. Pavarësisht gjithçkaje, Shqipëria ka dhe do të ketë mësues që edukojnë mendimin.

"Mendja", shkruan Plutarku, "nuk është një enë që duhet mbushur, është një zjarr që duhet ndezur". Im bir e ndan sot këtë të vërtetë me veten, me fëmijët e tjerë, me mësuesit e tij. Me gjithë zemër - një vit të mbarë shkollor”, shkruan Duma në facebook.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031719923019409
array(1) { ["section"]=> string(68) "porosia-e-grida-dumes-per-te-birin-ne-diten-e-pare-te-shkolles-20770" }