Porositë e çuditshme që miqtë u dhanë gazetarëve kur vizituan fushat me kanabis

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:52 31-08-2016 Porositë e çuditshme që miqtë u dhanë gazetarëve kur vizituan fushat me kanabis

Që përdoruesit e ‘’Facebook’’-ut kanë shumë humor kjo dihet por shqiptarët shkrihen gazit sidomos kur bëhet fjalë për çështje delikate.

Dje gazetarët shqiptarë të medieve të njohura në vend, si ‘’News24’’, ‘’ABC News’’, ‘’Vizion+’’ etj u lodhën së tepërmi në misionin e tyre për të hipur në helikopterin vënë në dispozicion nga ministri Sajmir Tahiri me qëllim shikimin nga afër të kanabisit që policia thotë se po lufton fuqishëm.

Sigurisht pati edhe nga ata gazetarë që e refuzuan këtë ftesë dhe gazetarë me emër të kronikës. Ndeshur me kanabisin, gazetarët-vizitorë nuk i rezistuan dot tundimit për t’u vetëfotografuar e sigurisht tundimit tjetër më të madh për t’i vetëshpërndarë imazhet në rrjetet sociale. Me një lumë kritikash nga pas se nuk duhet të prisnin helikopterin e Tahirit për t’i zbuluar, një pjesë e gazetarëve edhe reagoi.

Megjithatë pati edhe nga ata përdorues ‘’FB’’-je dhe miq të gazetarëve që u dhanë porositë më të çuditshme. Me shaka apo jo, kjo nuk ka si të vërtetohet. Kërkesa kryesore: Merrni pak me vete kur të ktheheni.

gazetarporosi.jpg

 

gazetarporosi3.jpg

gazetarporosi4.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026891946792603
array(1) { ["section"]=> string(85) "porosite-e-cuditshme-qe-miqte-u-dhane-gazetareve-kur-vizituan-fushat-me-kanabis-51408" }