Portali prestigjoz italian shkruan për mrekullitë në Shqipëri: Përgatituni të magjepseni me shqiptarët, kosin dhe byrekun

Publikuar tek: kulture-art, më 18:00 19-07-2017 Portali prestigjoz italian shkruan për mrekullitë në Shqipëri: Përgatituni të magjepseni me shqiptarët, kosin dhe byrekun

Një portal prestigjoz italian ka shpërndarë një reportazh tejet intersant për Shqipërinë.

Portali fringeintravel.com e fillon shkrimin në një mënyrë shumë origjinale, “ A keni qenë në Shqipëri? A keni parë ndonjëherë me sytë tuaj ky vend? A keni folur me shqiptarët? A keni ngrënë ushqimin e tyre? A këni fjetur në shtëpitë e tyre? Keni luajtur me fëmijët e tyre? Nëse përgjigja juaj është jo, atë herë unë po ju them disa gjëra që të përgatiteni.

Më tej portali vijon me listimin e 11 arsyeve për italianët që duhet të vizitojnë Shqipërinë.

1. Nuk mund të flisni në gjuhën angleze, sepse të gjithë flasin italisht dhe madje edhe të rinjtë të cilët tani e dinë mirë anglishten, por prapë ata do të bëjnë përpjekje për të biseduar me ju në italisht, vetëm për t’ju bërë të ndiheni si në shtëpi.

2. Mos u habitni me mirësinë e tyre, sepse ajo është e vërtetë.

3. Mos refuzoni kur ju ofrojnë ndihmë, apo një kafe.

4. Mos besoni ato që shkruajnë gazetat. Mos i besoni ato që keni lexuar dhe dëgjuar apo menduar për Shqipërinë nga viti 1990 deri më sot, janë kryesisht gënjeshtra dhe ekzagjerime

5. Mos u përpiqni të mbani dietë në Shqipëri, mund të hani shumë mirë dhe ushqime shumë të shëndetshme, për të përmendur byrekun e shqiptarve.

6. Një udhëtim nuk do t;ju dëmtojë shumë portofolin, pasi Shqipëria është ende një vend në rritje sa i përket potencialeve turistike. Por gja më ë çmuar ëshët se këtu turisti është me të vërtetë i mirëpritur.

7. Mos ikni nga ky vend pa provuar kosin, sallatën, byrekun, mish lopës, mish viçit dhe dhisë, por edhe pijet.

…Dhe vazhdon me listën e.  Në fund Portali italian u këshillon turistëve që të vizitojnë Liqenin e  Komanit dhe poston një video me disa nga “perlat” e Shqipërisë.

Screenshot_6.jpg

Më poshtë video: 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Harrojeni Tailandën, kjo mrekulli e fshehur në Shqipëri do t'ju bëjë të mbani frymën
Nga hapësira vijnë tinguj të çuditshëm, Nasa fillon deshifrimin »
Article Logic
Execution time: 0.013757944107056
array(1) { ["section"]=> string(125) "portali-prestigjoz-italian-shkruan-per-mrekullite-ne-shqiperi-pergatituni-te-magjepseni-me-shqiptaret-kosin-dhe-byrekun-86683" }