Portieri De Gea alarmon Red Devils për të ardhmen, nuk ka rinovim

Publikuar tek: sport, më 15:25 23-01-2015 Portieri De Gea alarmon Red Devils për të ardhmen, nuk ka rinovim

Portieri iberik David de Gea alarmon Manchester United duke vënë në diskutim të ardhmen e tij te “Djajtë e Kuq” pasi një tjetër skuadër e elitës së futbollit botëror, Real Madrid ka shfaqur interes konkret për ta transferuar në “Santiago Bernabeu” gjatë merkatos së verës.

18 muaj nga skadenca e kontratës me skuadrën e drejtuar nga trajneri Louis Van Gaal, agjenti i gardianit spanjoll e lë të hapur mundësinë e largimit, duke theksuar se nuk është arritur ende asnjë marrëveshje për rinovimin.

Jorge Mendes, i cili përfaqëson edhe interesat e Cristiano Ronaldos, u pyet nga mediat spanjolle, duke mos e përjashtuar mundësinë që ai të bashkohet me skuadrën e Carlo Ancelottit në harkun e pak muajve.

“David është një lojtar i jashtëzakonshëm. Ai ka një kontratë me ManchesterUnited dhe duhet ta respektojë, por ndonjëherë situata ndryshojnë sa hap e mbyll sytë”, është shprehur portugezi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « I ashpër francezi Ribery: Topi i Artë… manipulime dhe politikë!
Inzaghi si Sedorf, rrezikon shkarkimin tek Milani »
Article Logic
Execution time: 0.022181987762451
array(1) { ["section"]=> string(69) "portieri-de-gea-alarmon-red-devils-per-te-ardhmen-nuk-ka-rinovim-1289" }