Portieri Bledian Rizvani pësoi një goditje të fortë në nofull gjatë ndeshjes Bylis-Lushnja. Në minutën e 22-të, Ruço i Lushnjes shënoi gol, ndërsa për inerci goditi në mënyrë të pavullnetshme portierin e Bylisit me gju në fytyrë.
Goditja që mori portieri i ballshiotëve ishte e fortë duke i shkaktuar atij një të çarë në nofull. Fillimisht Rizvani u transportua me autoambulancë në spialin e Ballshit.
Newsport.al mëson se portieri Rizvani më pas është transportuar në spitalin e qytetit të Fierit, ku është përmendur dhe është në gjendje më të qëndrueshme shëndetësore. Rizvani doli nga fusha i pavetëdijshëm me ndihmën e autoambulancës, duke ngjallur panik te të gjithë në stadiumin "Adush Muça".