Portieri Samir Ujkani, leksion për integrimin e pakicave në Palermo

Publikuar tek: sport, më 09:40 30-01-2015 Portieri Samir Ujkani, leksion për integrimin e pakicave në Palermo

Sporti si një mjet për integrim, për ta kthyer diversitetin në një vlerë. Ky është mesazhi i dhënë nga lojtarët e Palermos për të rinjtë e shkollës së mesme "Stanislao Cannizzaro" në Palermo, me të cilët u takuan në kuadër të projektit "CalcioStorie".

Iniciativa e sponsorizuar nga Serie A dhe UISP (Unioni Italian - Sporti për të Gjithë) bëhet për të përhapur kulturën e tolerancës. Një takim me dy shembuj të përsosur të integrimit, Samir Ujkani dhe Achraf Lazaar, dy histori të ndryshme me dy aventura të ngjashme, të dy të detyruar të lënë vendin e tyre për të kërkuar fatin e tyre diku tjetër dhe për të mbërritur në Itali, ku në Palermo hasën në mikpritje, duke realizuar ëndrrën për t’u bërë futbollistë profesionistë.

Historia e Samir Ujkanit ishte shumë interesante për nxënësit italianë. Ai u largua nga vatra e nxehtë e Ballkanit (Kosova) për të shkuar në Belgjikë, atje ku filloi të merret me futboll.

"Kam ikur nga Kosova dhe kam shkuar në Belgjikë me familjen, aty pastaj më zbuloi Palermo më solli në Itali. Më pëlqen të qëndroj jashtë vendit tim, sepse mësoj gjuhë dhe kultura të reja, por kjo nuk është e lehtë sepse unë kam lënë familjen dhe miqtë", ka theksuar Ujkani para nxënësve italianë.

Ai më pas është treguar edhe satirik. “Mund t'ju siguroj se në Belgjikë nuk hanë sa në Itali”, tha ai buzagaz. Ai në Palermo gjeti një mjedis multikulturor, i cili ishte plotësisht i qetë. “Diversiteti është një gjë e mirë, por nuk ka rëndësi aq shumë. Gjëja më e mirë është që së bashku të luftosh për të njëjtin qëllim, pra për të fituar dhe për të marrë rezultatin që dëshiron", ka shtuar Ujkani.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Barcelona eliminon Atletico, por ka polemika në Kupën e Mbretit
Mërgim Mavraj e tepron me Islamin, Köln merr në kontroll situatën »
Article Logic
Execution time: 0.020040035247803
array(1) { ["section"]=> string(71) "portieri-samir-ujkani-leksion-per-integrimin-e-pakicave-ne-palermo-1888" }