"Porto Palermo", një mrekulli s'duhet humbur kur vizitoni Jugun

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:53 04-08-2017

Peizazhi i mrekullueshëm, uji i kristaltë, monumentet e kulturës janë ndër arsyet që tërheqin me mijëra vizitorë në  jugun e Shqipërisë.

Por një arsye më shumë është dhe kalaja e Porto Palermos, një monument i trashëgimisë kulturore e ndërtuar në një gadishull midis Himarës dhe Qeparoit.

 Kjo mrekulli e ndërtuar nga dora e njeriut qindra vite më parë ndodhet në gjirin me të njëjtin emër në bregun e detit Jon në Shqipërinë e jugut.

Kalaja ndodhet mbi një ishull rreth 30 m larg bregut, ku rripi i ngushtë ujor midis bregut dhe ishullit është mbushur me dhe e gurë për të realizuar një lidhje tokësore me të. Ajo ka formë planimetrike trekëndore me tre bastione të fuqishme nëpër qoshet.

Hyrja ndodhet në mesin e murit jugor. Nga ana e detit, midis dy bastioneve një sipërfaqe në formë trapezi është rrethuar me mure të pajisura me frëngji. Pjesa tjetër e kështjellës përbëhet nga një numër i madh ambientesh të mbuluara me qemerë të cilat përfundojnë në pjesën e sipërme me një tarracë të përbashkët. Ambientet shërbenin për strehimin e garnizonit, ndërsa njeri prej tyre shërbente si burg, shkruan newsbomb.al.

Kjo kala lidhet ngushtësisht me emrin e Ali Pashë Tepelenës, por është shumë më e vjetër se ai. Ali Pashaj  e ka restauruar, e ka pasur në kontroll këtë pikë dhe vetëm si vizitor ka qenë aty por nuk ka jetuar kurrë aty.

Çfarë tërheq edhe më shumë është pamja mahnitëse që të zënë sytë nga sipër kalasë, ujë i kristaltë, male...natyrë përrallore. "Porto Palermo" vizitohet nga shumë turistë, mos e humbisni ju./Newsbomb.al/

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018812894821167
array(1) { ["section"]=> string(66) "porto-palermo-nje-mrekulli-s-duhet-humbur-kur-vizitoni-jugun-88207" }