Posta Shqiptare/ Lazimi: Në prill punonjësit do paguhen 10% më shumë

Publikuar tek: ekonomi, më 11:41 07-02-2015 Posta Shqiptare/ Lazimi: Në prill punonjësit do paguhen 10% më shumë Majlind Lazimi

Edhe pse Posta Shqiptare ka dalë me humbje në vitin 2013, ajo ka mundur të rikuperojë gjatë vitit të kaluar, kur ka realizuar një fitim prej 301 milion lekësh.

Për këtë drejtori i Postës Shqiptare,  Majlind Lazimi ka komunikuar sot se për gjithë punonjësit do të ketë një rritje prej 10% të pagës dhe një rritje më të madhe për rrogat më të vogla.

“Qëllim reflektimi në pagat e punonjësve dhe përmirësimi I kushteve të punës për shumë sektorë. Kemi marrë një vendim si drejtori dhe është miratuar nga mbikqyrësit. Në prill do rrisim pagat 10% për gjithë punonjësit dhe rritje më shumë për pagat e ulta. Bonus për punonjësit më produktivë. Ai që punon më tepër duhet të paguhet më tepër.”, tha Lazimi.

Ai ka renditur qëllimit dhe sfidat e këtij viti, disa prej të cilave janë rritja e cilësisë në shërbime dhe krijimi i portalit online të pagesave nga qytetarët.

Posta Shqiptare ka 550 Zyra shërbimi, në të cilat punojnë 2200 punonjës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.00701904296875
array(1) { ["section"]=> string(67) "posta-shqiptare-lazimi-ne-prill-punonjesit-page-10-me-te-larte-2623" }