Postimi i Bashës, këshilltari i Ramës: Turp të kesh, tani hedh baltë direkt me ermin e tij

Publikuar tek: politike, më 21:13 03-07-2018 Postimi i Bashës, këshilltari i Ramës: Turp të kesh, tani hedh baltë direkt me ermin e tij

Postimi në Twitter i kreut të PD-së, Lulzim Basha për mafian në Shqipëri ka shkaktuar reagime të ashpra te maxhoranca.

Pas Ditmir Bushatit ka reaguar edhe këshilltari për media i kryeministrit Edi Rama, Endri Fuga, i cili e quan “turp” veprimin e Bashës.

Por çfarë postoi Basha në Twitter?

Kryedemokrati ri-shpërndau një postim ty ministrit të Brendshëm italian Matteo Salvini, i cili sot notoi në pishinën e vilës së sekuestruar të një mafiozi talian, duke deklaruar se do të luftojë organizatat e rrezkishme mafioze.

Basha i vendosi postimit citimin e tij, duke shkruar se “kjo erë ndryshimi do të vijë edhe në Shqipëri, kundër narko-shtetit të Edi Ramës”.

Endri Fuga shprehet i revoltuar pasi ka zbuluar se Bashës nuk i është hakuar llogaria dhe pas postimit qëndron kreu i PD-së. Dyshime që mesa duket Fuga i ka paturpër shkak të kontekstit të rëndë në postimin e Bashës.

Pra llogaria nuk është hakuar. Lulzim Basha ka hyrë në një fazë të re në luftën e tij për të hedhur baltë mbi Shqipërinë dhe shqiptarët. Jo më përmes artikujve të paguar në mediat ndërkombëtare, por direkt përes llogarisë së tij zyratre në Twitter", shkruan Fuga.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Trump propozon ambasadoren e re amerikane në Shqipëri (EMRI-FOTO)
Parcela me hashash, emigranti nxjerr bllof Berishën: Ja ku ndodhet në të vërtetë (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.0042541027069092
array(1) { ["section"]=> string(94) "postimi-i-bashes-keshilltari-i-rames-turp-te-kesh-tani-hedh-balte-direkt-me-ermin-e-tij-126637" }