Postimi prekës i bashkëshortes së Dr.Florit, rrëfen historinë e djalit të tyre, mesazh për prindërit

Publikuar tek: fcb-bomb, më 19:27 27-12-2015 Postimi prekës i bashkëshortes së Dr.Florit, rrëfen historinë e djalit të tyre, mesazh për prindërit

Bashkëshortja e të ndjerit Dr. Flori, Blerina Kondi ka bërë një postim vertetë prekës duke treguar historinë e djalit të tyre.

Blerina në emër të djalit të saj, Daniel, ka rrëfyer momentin kur çifti mësoi për beben që do të vinte në jetë dhe fjalët e para që Dr Flori i tha atij. Ky shkrim është gjithashtu një mesazh i fortë për shumë prindër të cilët mund të gjendjen në të njejtën situatë.

Letra e Blerinës:

Une quhem Daniel Kondi dhe jam vetem 15 muajsh. Babi im mori vesh gjithçka 3 dite perpara se une te nisja rrugetimin tim ne barkun e mamit, madje edhe emrin tim Daniel qe me pelqen kaq shume. Rrugetimi im ishte shume i bukur, siç eshte i te gjitha bebeve! Mami im me shihte shpesh kur une isha tek barku i saj permes ekos...Kisha vetem 3 muaj qe isha krijuar kur mjeku i tha mamit dhe babit se kocka e hundes time nuk dallohej mire dhe une mund te kisha nje kromozom me shume se femijet e tjere...I degjoja tek diskutonin me njeri-tjetrin madje shpesh here edhe qanin...por ata ishin mami e babi im ndaj vendosen qe une te vazhdoja te isha bebja e tyre dhe panvaresisht çdo gjeje do me donin shume.

Diten qe erdha ne jete nuk do ta harroj kurre qe babi me mori ne krahe dhe tha: "Daniel, babi te do shume shume, ti je shume i çmuar per mua!" A nuk kam te drejte te mburrem me babin tim? A nuk kam te drejte te them se ai eshte heroi im? Ai sot nuk jeton me por ja ku jam une qe jetoj per te! Kromozomi im nuk e zvogeloi dashurine e tij per mua, perkundrazi e shtoi edhe ne shume.

Keshtu une erdha ne jete dhe njoha motren time Kaltrinen dhe tani mund te luaj me lodrat e mia, te perplas duart sa here qe me thone "Braaavooo Daniel!", te kercej kur degjoj kenget e mia te preferuara dhe me kryesorja te degjoj fjalet e bukura te mamit tim e cila me thote shpesh qe jam nje bekim i madh, dhurata me e bukur qe Zoti i dhuroi!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.089681148529053
array(1) { ["section"]=> string(104) "postimi-prekes-i-bashkeshortes-se-dr-florit-rrefen-historine-e-djalit-te-tyre-mesazh-per-prinderit-28676" }