“PPP” edhe për Rrugën e Arbrit, Qeveria e sheh si alternativë për financimin

Publikuar tek: ekonomi, më 12:07 17-09-2016 “PPP” edhe për Rrugën e Arbrit, Qeveria e sheh si alternativë për financimin Me jeshile: Rruga e Arbërit

Partneriteti publik-privat (PPP) shihet si një ndër alternativat për financimin e Rrugës së Arbërit, që pritet të nisë vitin që vjen.

Qeveria po shqyrton dy mundësi, atë të financimit nga buxheti i shtetit dhe mundësinë e një partneriteti publik- privat. Por, burime për “Atsh” nga ministria e Financave shprehen se po shihet mundësia e një financimi të përbashkët me biznesin privat.

Ekspertë të ministrisë së Transporteve bëjnë të ditur se ky dikaster ka çdo gjë gati për të nisur ndërtimin e Rrugës së Arberit dhe janë në pritje të fondeve.

Ndërtimi i Rrugës së Arbërit shkurton në mënyrë të ndjeshme distancat e transportit që lidhin Tiranën dhe portin e Durrësit me Dibrën, Peshkopinë, Matin, Shkupin. Rruga e Dibrës, e quajtur “Rruga e Arbrit”, është e gjatë 75 kilometra. Rruga parashikohet të përshkohet me shpejtësi mesatare 80 kilometra në orë, duke mënjanuar në maksimum ngjitjet malore.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024757146835327
array(1) { ["section"]=> string(79) "ppp-edhe-per-rrugen-e-arbrit-qeveria-e-sheh-si-alternative-per-financimin-53212" }