PR çel fushatën, Basha: Të gatshëm të bashkëpunojmë me këdo për taksa të ulta dhe mirëqënie

Publikuar tek: politike, më 18:01 25-05-2015 PR çel fushatën, Basha: Të gatshëm të bashkëpunojmë me këdo për taksa të ulta dhe mirëqënie

Partia Republikane ka çelur sot në qytetin e Durrësit fushatën për zgjedhjet e 21 qershorit. Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh se platform e uljes së taksave dhe rritjes së mirëqënies së qytetarëve është qëllimi i zgjedhjeve të 21 qershorit, “për këtë”, tha Basha, “jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me këdo”.

“Rama bredh si turist, një javë në muzeun e Benz-it e një javë në muzeun e Ferari-t, pa ditur se 100 metra më tutje ka me qindra azilantë. Por 21 qershori po afron, ndaj ju ftojmë ti bashkojmë votat tona në një votë plebishitare për ti dhënë mesazhi dhe ndëshkimin qeverisë që i la premrimet dhe e ktheu Shqipërinë në ditën e zezë. Durrësi për durrsakët dhe jo Durrësi për oligarkinë. Do të kthejmë taksën e sheshtë, më të ultën në Ballkan, do të falim kamatat e vonesës ky është premrimi im dhe i Partisë Demokratike.

Me votën e 21 qershorit, qeveria do të pranojë platformën tonë, ose do të largohet, për këtë jemi gati të bashkëpunojmë me këto, për këtë jemi gati ti shtrijmë dorën kujtdo, për taksat e ulta dhe rritjen e mirëqënies”, tha kreu i PD Basha gjatë fjalës së tij në çeljen e fushatës së Partisë Republikane.

Gjatë fjalës së tij, Agron Duka tha se mbështet kandidaturën e Grida Dumës duke shprehur besimin e tij te kandidatja e koalicionit të djathtë.

“Të shkojmë në kutitë e votimit si qytetarë që këto zgjedhje të bëjnë ndryshimin. Kam shumë besim se kandidatja e koalicionit të djathtë do të sjellë ndryshimin. Programi i saj është përgatitur nga specialistët më të mirë të vendit. Ju bëj thirrje të sinqertë të votojmë kandidatët e djathtë për Durrësin dhe Shijakun”, tha Duka.

Kandidatja e Partisë Demokratike Grida Duma tha se për qytetin e Durrësit ka projekte të mëdha, dhe se në ditët në vazhdim do të kemi mundësi të shikojmë projektet që do të sjellin mirëqënien.

“Njerëzit e kanë të vështirë të besojnë se nesër do të bëhet më mirë, prandaj i thashë zotit Duka, të ndihmojmë njëri tjetrin për të thënë gjërat që do bëjmë dhe të bëjmë gjërat që do të themi”, tha Grida Duma.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shkëlzeni përgënjeshtron Veliajn: Premtoi sheshin “Çamëria”, miratuar që para 3 vjetësh
Halim Kosova: Xhorxh Bush më dërgoi një letër urimi »
Article Logic
Execution time: 0.021068096160889
array(1) { ["section"]=> string(95) "pr-cel-fushaten-basha-te-gatshem-te-bashkepunojme-me-kedo-per-taksa-te-ulta-dhe-mireqenie-11945" }