PR-ja mbështet kandidimin e Dumës, Mediu: Duam ta fitojmë Durrësin

Publikuar tek: politike, më 09:58 15-04-2015 PR-ja mbështet kandidimin e Dumës, Mediu: Duam ta fitojmë Durrësin Lulzim Basha dhe Fatmir Mediu

Partia Republikane mbështet kandidimin e Grida Dumës në Durrës. Kreu PR-së deklaroi sot se partia e tij ofron mbështetje për Dumën, edhe pas propozimit që ata kishin bërë që në Durrës të kandidonte Agron Duka.

“Qëllimi i parë është të fitohet bashkia e Durrësit, kandidmi më vetë shton rrezikun që ta fitojë e majta.”, deklaroi Mediu.

Sipas tij, PR-ja nuk ka kërkuar ndarje zonash apo territoresh me PD-në, pasi siç shprehet ‘’do ishte shumë e gabuar’’. “Ne kemi ofruar individualitete për të konkuruar. Në këtë kuadër do kemi 61 kandidatë sa të PD-së, sa të PR-së’’, theksoi më tej Mediu.

Lulzim Basha ndodhet në Durrës ku do të zyrtarizojë që nga dega e PD-së kandidatin për Bashkinë e Durrësit. PS-ja ka zyrtarizuar ditë më parë për këtë qytet rikandidimin e Vangjush Dakos.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Deputeti socialist Kosta: Më gënjyen për Jaçen në Përmet, konsultë me Ruçin për vendimin tim
Pas mbështetjes për Bojaxhiun, Aliaj: Pushteti s’më ka thyer dot, s’kam marrë leje ndërtimi as nga Rama e as nga Basha »
Article Logic
Execution time: 0.026069164276123
array(1) { ["section"]=> string(69) "pr-ja-mbeshtet-kandidimin-e-dumes-mediu-duam-ta-fitojme-durresin-8766" }