PR mirëpret vendimin e Nishanit për kthimin e ligjit të pronave: Partitë opozitare të na mbështesin

Publikuar tek: politike, më 18:46 30-12-2015 PR mirëpret vendimin e Nishanit për kthimin e ligjit të pronave: Partitë opozitare të na mbështesin

Partia Republikane e mirëpret dhe e vlerëson vendimin e marrë nga Presidenti i Republikës për kthimin për rishqyrtim të ligjit mbi pronat, të dërguar nga qeveria dhe të miratuar nga Parlamenti. Në një deklaratë për mediat, kjo parti e ka cilësuar ligjin në kundërshtim me vendimet e marra nga Gjykata Kushtetuese dhe të kundërshtuar nga shoqatat e pronarëve.

PR i ka bërë thirrje Partisë Demokratike dhe partive të tjera opozitare që të bashkohen për të formuar një ligj të ri.

Deklarata e PR-së:

Ky ligj është kundërshtuar me forcë nga shoqatat e pronarëve dhe Partia Republikane në takimin e organizuar prej Tij në muajin Tetor të këtij viti në Presidencë.

Ligji është në kundërshtim me vendimet e marra nga Gjykata Kushtetuese, standartet e vendosura nga Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg dhe Kushtetuta e Shqipërisë.

Ai nuk garanton sigurinë juridike në trajtimin e kompensimit financiar, pasi cënon parimin e barazisë ndërmjet shtetasve, duke i vendosur ata në regjime të ndryshme shpërblimi për të njejtën lloj prone.

Harta e vlerës që pretendohet në ligj, nuk është transparente dhe nuk reflekton çmimin e tregut.

Në ligj hiqet e drejta e kthimit fizik të pronës, duke cënuar të drejtën e qytetarëve të sanksionuar në nenin 41 të Kushtetutës.

Partia republikane, në bashkëpunim me shoqatat e pronarëve , do të kundërshtojë këtë ligj edhe në instancat më të larta ndërkombëtare si Gjykata e Strasburgut dhe Sekretariati i Komitetit të Ministrave pranë B.E.

I bëjmë thirrje Partisë Demokratike dhe gjithë partive opozitare, të bashkohen me inisiativën tonë, me qëllim që jo vetëm të mbështesim vendimin e Presidentit, por në bashkëpunim me shoqatat e pronarëve të hartojmë një ligj i cili ti japë zgjidhje reale problemit të pronave.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Për festa të gjithë bëhen më të dashur…edhe politikanët. Shihni galerinë e fotove se kë kanë takuar
Rama i gjen zëvendësuesen ministres Nikolla, u rrëfen nxënësve se s’është i shkëlqyer »
Article Logic
Execution time: 0.021483898162842
array(1) { ["section"]=> string(104) "pr-mirepret-vendimin-e-nishanit-per-kthimin-e-ligjit-te-pronave-partite-opozitare-te-na-mbeshtesin-28887" }