Prag katastrofe në Bulqizë, tym dhe flakë nga të gjitha anët, qytetarët: Po mbytemi, na ndihmoni (FOTO)

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:41 11-08-2017 Prag katastrofe në Bulqizë, tym dhe flakë nga të gjitha anët, qytetarët: Po mbytemi, na ndihmoni (FOTO)

Qyteti i Bulqizës po kalon momente kritike. Qyteti është i rrethuar nga të gjitha anët e tij me vatra zjarri, njëra më e madhe se tjetra.

Një denoncim në redaksinë e newsbomb.al, nga një qytetare e Bulqizës, bën me dije se të katër malet që rrethojnë këtë qytet janë përfshirë nga vatra të mëdha zjarri. Përveç dëmit të madh ekologjik që është duke ndodhur me djegien e një kurore të gjelbër disa vjeçare, dëmet janë të mëdha edhe brenda në qytetin e Bulqizës.

Janë pikërisht dallgët e tymit që vijnë nga malet përreth që kanë "mbytur" gjithë banorët e Bulqizës. Disa foto të mbërritura në redaksinë e newsbomb.al, tregojnë dramën që përjetojnë qytetarët, që rrezikohen seriozisht nga asfiksia. Mësohet se 10 maja malesh që rrethojnë qytetin e Bulqizës janë nën pushtetin e flakëve.

Vetë banorët kanë bërë apel që të vihen në kontroll flakët kështu edhe qyteti të mund të çlirohet nga vala e madhe tymit që e ka pushtuar./Newsbomb.al/ 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024558067321777
array(1) { ["section"]=> string(103) "prag-katastrofe-ne-bulqize-tym-dhe-flake-nga-te-gjitha-anet-qytetaret-po-mbytemi-na-ndihmoni-foto-88792" }