Prag ndeshja në Strumicë, maqedonasit presin me shkrime raciste për shqiptarët (FOTO)

Publikuar tek: sport, më 19:24 05-09-2017 Prag ndeshja në Strumicë, maqedonasit presin me shkrime raciste për shqiptarët (FOTO)

Kombëtarja shqiptare duket se nuk do të mirëpritet mirë nga tifozët vendës në qytetin e Strumicës ku do të zhvillohet ndeshja eliminatore Maqedoni-Shqipëri (e martë, ora 20:45), e vlefshme për Kupn e Botës “Rusi 2018”.

 

Gazeta Lajm ka hasur në një parull tepër fashiste ku në një mur shkruhej “Smrt za Shiptari” që në gjuhën shqipe do të thotë “Vdekje për shqiptarët”.

Kjo parullë mund të jetë edhe një paralajmërim për tensionet eventuale në tribunat e stadiumit “Mlladost”, ku pritet një atmosferë e zjarrtë, pasi do të ketë edhe tifozë shqiptarë nga viset shqiptare të Maqedonisë dhe  Shqipërisë.

Kujtojmë se, edhe ndeshjet e kaluara të luajtura në Maqedoni, Kombëtarja shqiptare ishte pritur me fyerje antishqiptare.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Panucci i befason të gjithë, me formacion të tillë kundër Maqedonisë s’ka guxuar asnjë
Ndeshja në Strumicë fillon me skandalin e parë, vërshëllima për himin shqiptar »
Article Logic
Execution time: 0.0047729015350342
array(1) { ["section"]=> string(88) "prag-ndeshja-ne-strumice-maqedonasit-presin-me-shkrime-raciste-per-shqiptaret-foto-91269" }